Lajmet ShqiperiseAlkooli dhe dëmet e tij në shëndet

Alkooli dhe dëmet e tij në shëndet

-

Alkooli dhe dëmet e tij në shëndet

Mëlçia jonë prodhon një substancë të veçantë, e cila zbërthen alkoolin dhe e djeg atë si karburant. Por alkooli e dobëson aftësinë e mëlçisë për ta realizuar këtë gjë dhe sasi të mëdha dhe shumë shpesh, mund ta dëmtojnë atë përgjithmonë. Duke i dhënë një mundësi, mëlçia duhet të riparojë mjaft dëme të shkaktuara. Prandaj është e rëndësishme ta konsumojmë alkoolin në mënyrë të arsyeshme dhe të kemi ditë jo konsumimi si edhe mos konsumim në sasi të mëdha në çdo kohë. Çfarë tjetër mund të shkojë keq nëse pimë shumë për një kohë të gjatë? Kjo listë mund të jetë e gjatë, ne e kemi ngushtuar këtë liste vetëm për gjërat, për të cilat ne jemi të sigurt.

Kanceri

Konsumimi i alkoolit e renditur e dyta mbas duhanpirjes, është gjithashtu një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për kancerin e gojës si dhe të fytit. Pirja dhe duhanpirja njëkohësisht mbart mbi të gjitha rrezikun më të madh. Personat të cilët kanë të zhvilluar cirrozën e mëlçisë (shpesh e shkaktuar nga konsumimi i alkoolit) gjithashtu mund të zhvillojnë edhe kancerin e mëlçisë. Femrat të cilët konsumojnë më shumë se tre pije në ditë mbartin rrezikun e kancerit të gjoksit.

Problemeve mendore

Ekziston një lidhje ndërmjet konsumimit të tepërt të alkoolit dhe problemeve mendore. Termat e rënda afatgjata gjithashtu rrezikojnë probleme me humbjen e memories.

Sëmundjet e zemrës

Tek burrat e moshës mbi 40 vjeç dhe tek gratë të cilat kanë kaluar menopauzën, sasi të vogla alkooli (disa pije në ditë) mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për gjithë të tjerët, alkooli i tepërt mund të shkaktojë humbje në peshë, parandalim në ushtrimin e duhur dhe shkaktare në sëmundje të zemrës.

Goditje cerebrale

Të pirët më shumë se kufiri i arsyeshëm, mund të rrisë gramatikisht rrezikun e të pasurit goditje. Një studim 20 vjeçar i 6000 burrave skocezë zbuloi se ata që konsumonin më shumë se 5 njësi në ditë kishin dy herë më shumë mundësi të vdisnin nga një goditje krahasuar me personat që nuk konsumojnë. Goditjet janë të shkaktuara nga mpiksja e arterieve të gjakut në tru (goditje ishemie) ose nga shpërthimi i enëve të gjakut dhe të rrjedhjes në tru (goditjet hemorragjike). Një seancë shumë e rëndë (më shumë se 8 njësi për burrat, për gratë 6) shkakton dehidratim dhe e bën gjakun e trashë dhe më shumë gjasa për të formuar mpiksje – në tru dhe tjetërkund. Përdorimin i zgjatur e i rëndë i alkoolit gjithashtu rrit presionin e gjakut dhe mund të jetë një tjetër shkak për goditje në tru.

Ndryshime në pamjen fizike

Pijet alkoolike përmbajnë shumë e shumë kalori, ndaj dhe është i zakonshëm shtimi në peshe të njerëzit që pinë jo arsyeshëm. Alkooli ndikon në qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut. Kjo shkakton depërtimin e venave, shpesh në fytyre. Pirësit e rëndë zakonisht nuk ushqehen siç duhet dhe alkooli i tepërt frenon trupin në thithjen e ushqyesve për të cilat ka nevojë. Kjo çon në dehidratimin e lëkurës dhe flokë të brishtë dhe thonj të thyeshëm.

Diabeti

Pirësit e rregullt shpesh janë në mbipeshë dhe ashtu si personat e tjerë në mbipeshë, mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Edhe pse e menaxhueshme, individët me diabet nuk jetojnë aq gjatë dhe janë të detyruar të ushqehen me dieta strikte dhe të marrin ilaçe të përditshme apo t’i injektojnë vetes insulinën.

Problemet seksuale

Alkooli i tepërt çon në zvogëlimin e gjenitaleve dhe ul nivelin e pjellorisë. Alkooli duhet evituar gjatë shtatëzanisë apo nëse po përpiqeni të mbesni shtatzënë. Të jesh i dehur do të thotë, të ndikojë në gjykim. Kjo mund ta bëjë më pak të pëlqyeshme përdorimin e prezervativit apo mbrojtës të tjerë (apo mospërdorimin) dhe kështu rritet rreziku i marrjes së një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme

Kraharori i burrave

Të pirët rëndë, dhe të zgjatur bën që kraharori i burrave të rritet.

Pankreasi

Termi afat-gjatë i pirësve të rëndë mund të çojë tek kjo gjendje e dhimbshme. Pankreasi prodhon insulinën dhe substanca të tjera të nevojshme për tretjen e ushqimit. Nëse ngelet e patrajtuar, pankreasi krijon tretje jo të mirë të ushqimit dhe mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Në Angli vdesin rreth 500 persona çdo vit nga pankreatit i lidhur me alkoolin.

Probleme me memorien

Jo vetëm që njerëzit nuk mund të mbajnë mënd se çfarë ka ndodhur gjate një séance të rende, por të pirit rëndon në gjendje të vazhdueshme mund të zhvilloje humbjen e memories. Një sëmundje e quajtur Ëernicke-Kosakoff Syndromë, është shkaktuar nga mangësia e Vitaminës B1, e shkaktuar nga kequshqyerja ardhur kjo si pasoje e të pirit shumë e shumë alkool për një afat të gjate kohor.

Alkooli dhe shëndeti mendor

Shumë persona konsumojnë alkool për t’u relaksuar, për të reduktuar ankthin dhe depresionin. Po përdorimi i alkoolit në këtë mënyrë mund të çojë në probleme të ndryshme. Shumë persona konsumojnë alkoolin për të pasur një mënyrë për të shmangur problemet e jetës, por kjo mund të bëjë që ju të bëheni të varur ndaj tij.

Alkooli, humori dhe shëndeti mendor

Sasi të vogla apo të moderuara alkooli mund të plotësojë të dyja emocionet së bashku, pozitive (psh. gëzim, lumturi) dhe negative (PS. depresion, zemërim).

Ndërkohë, konsumimi i rëndë mund të shkaktojë ankth dhe depresion. Akoma më shqetësuese është lidhja e fortë që ekziston midis alkoolit dhe vetëvrasjes.

Çfarë është shëndeti mendor?

Shëndet mendor do të thotë aftësia për të shijuar jetën dhe për t’u përballur me sfidat që ajo na ofron. Sëmundja mendore është një problem, e cila prek shëndetin tonë mendor (ashtu siç një këmbë e thyer mund të prekë shëndetin tonë fizik).

Alkooli dhe gjumi

Gjumi është koha natyrale “për riparim”. Të ngopurit me gjumë-dhe veçanërisht të ngopurit me gjumë të thelle-është esenciale për mirëqenien mendore dhe fizike.

Kur ne ndodhemi nën presion, mund të jete e vështire për të dremitur gjatë natës. Për ta luftuar këtë, shumë persona dëshirojnë të konsumojnë një apo dy pije para se të shtrihen në shtrat. Kjo është e pafat. Edhe pse konsumimi i alkoolit para gjumit mund të bëjë që ju të bini në gjumë, alkooli në fakt e bën gjumin tuaj mjaft të varfër.

Jo vetëm që i rrit mundësitë që ne të çohemi gjatë natës për të shkuar në banjë, por konsumimi i alkoolit ngacmon ritmet e trurit dhe na frenon ne nga të ngopurit me gjumin e thellë, për të cilin kemi nevojë për t’u ndier të çlodhur dhe të freskët në mëngjes. Të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës e bën jetën tonë më të vështirë për ta përballuar dhe kontribuon në stres.

Alkooli dhe stresi

Përdorimi alkoolit për të përballuar stresin nuk është një ide e mirë. Konsumimi i alkoolit na frenon ne nga fjeturit siç duhet dhe të qenit jo i ngopur me gjumë e bën jetën tonë të vështirë në të gjitha fushat. Ndërkohë, dhimbja e kokës prej alkoolit e bën edhe më të vështirë funksionimin e rregullt. Të gjitha këto gjithnjë e më shumë çojnë në më shumë stres, dhe sa më shumë stres të kemi aq më të mëdha janë mundësitë që ne të hasim probleme mendore dhe fizike.

Ankthi dhe depresioni

Alkooli mund të shkaktojë ankth dhe depresion. Alkooli përdor rezervat e trurit të kimikateve natyrale që tërheq për të reduktuar ankthin dhe ngritjen e humorit. Nëse më pas, një person pi më shumë për t’u çliruar nga simptomat e ankthit dhe humorit të keq, kjo do të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve (edhe nëse për një kohe të shkurtër ata mund të ndihen “më mirë”). Është e lehtë për njerëzit të mbërthehen në një cikël të të pirit, për lehtësimin e simptomave të cilat janë bërë më pas më keq, më pas më shumë pirje për të kompensuar, duke u bërë më të depresuar dhe të ankthshëm dhe kështu me radhë.

Alkooli-problemet e lidhura me trurin

Pirja e rëndë dhe të pirit në periudha të gjata mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe humbje të memories.

Alkooli dhe medikamentet

Përzierja e alkoolit me medikamente (psh benzodiazepins) mund të çojë në humbje të memories dhe situatë të rrezikshme, siç janë mbidozat e fuqishme që çojnë në humbje të vetëkontrollit.

Alkooli dhe vetëvrasja

Fondacioni i shëndetit mendor raporton se 65% e personave që vetëvriten përpara kryerjes se aktit kane pire se tepërmi dhe se 70% prej tyre janë të gjinisë mashkullore.

Alkooli dhe shëndeti seksual

Të gjithë e dinë se konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon në shëndetin tuaj seksual dhe në mirëqenie. Fatkeqësisht rastet e thjeshta të impotencës seksuale dhe pamundësia e arritjes së orgazmës gjatë kohës së të qenit i dehur janë vetëm maja e ajsbergut.

Sëmundje seksualisht të transmetueshme

Alkooli mund të kontribuoje në përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme siç është HIV/AIDS, Hepatit C dhe Chlamydia.

Seks i pambrojtur

Së pari, alkooli ul aftësinë tonë për t’u frenuar. Kjo do të thotë se ne mund të ndërmarrim më shumë rreziqe në sjelljet tona, duke përfshirë kryerjen e marrëdhënieve seksuale kur në raste të tjera nuk do t’i kryenim. Në të tilla raste, konsumimi i alkoolit do të thotë se ne mund të mos mendojmë në përdorimin e prezervativit. Një studim i fundit i kryer nga Ekzekutivi Skocez zbuloi se 17% e vajzave 15 vjeçare dhe 12% e djemve 15 vjeçar të anketuar, raportuan se kryerja e seksit të pambrojtur gjate vitit të fundit erdhi si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Gjenitale të zvogëluara

Në të dyja gjinitë, burra dhe gra, konsumimi i tepërt i alkoolit në periudha të gjata kohore mund të zvogëlojë gjenitalet e jashtme!

Dëmtime foshnjave të pabindura

Nuk duhet konsumuar alkool gjatë shtatzënisë pasi ajo ndikon në dëmtimin e fëmijës.

Shtatzëni e padëshiruar

Seks në gjendje të dehur mund të çojë në shtatzëni të paplanifikuara, për të njëjtat arsye të vënies në rrezik të marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (shihni me poshtë).

Seks i padëshiruar

Në vitin 1996 një studim nga studentet e universitetit Skocez, 16% tha se ishin shfrytëzuar seksualisht dhe 8% tha se ishte shfrytëzuar tjetër seksualisht si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit.

Rendiment i varfër seksual

Alkooli është një anestezist dhe mpin qelizat nervore në organet tona seksuale. Kjo mund ta bëjë shumë të vështirë arritjen e orgazmës. Pirja gjithashtu na bën të ngathet dhe mund të rezultojë në seks të pakënaqshëm. Dhe sigurisht, ajo mund të ndalojë ereksionin e meshkujve dhe frenon gratë në prodhimin e lubrifikimit natyral për seks pa dhimbje. Pirja e shumtë është e lidhur edhe me depresionin, të cilat mund të fshijnë plotësisht dëshirën seksuale.

Shterpësi

Konsumimi i alkoolit ul nivelin e spermës tek burrat dhe e bën më të vështirë për gratë që të mbeten shtatzënë. Tek femrat e reja në moshë të cilat pinë, mund të ndodhë që menstruacionet të frenohen krejtësisht.

Probleme në marrëdhënie

Në fund, seks i mirë vjen me lidhje të shëndetshme dhe të dashura. Nëse njëri prej jush apo të dy, rregullisht konsumon shumë alkool, stresi që do jetë mbi lidhjen tuaj do fillojë të tregojë si në dhomën e gjumit ashtu dhe në vende të tjera. Faktet janë se pija njëkohësisht na bën emocionalisht më pak të ndjeshëm ashtu dhe fizikisht të ngathët. Duke i shtuar kësaj, koha e shpenzuar duke pirë dhe shërimi prej efekteve të mëpasshme ndoshta do të thotë më pak kohë duke bërë të tjera gjëra pozitive së bashku, si psh bisedimi dhe ndarjen e ndjenjave.

Burrat dhe alkooli

Burrat mesatarisht pinë më shumë se femrat dhe si rezultat ne vuajmë më shumë prej efekteve të sëmundjes. Lexoni më poshtë për të kuptuar se çfarë duhet të dijë çdo burrë rreth çështjeve të alkoolit.

Alkooli, shterpësia dhe ejakulimi i parakohshëm

Ju jeni në një bar, dhe keni pirë disa gota dhe papritmas aty shikoni gjënë më të mrekullueshme që keni parë ndonjëherë! Duke supozuar se ato nuk do ta kenë problem që ju jeni gjysmë i dehur, shanset për të qenë një natë në parajsë janë minimale nëse ju keni qenë duke pirë. Ky është efekti i menjëhershëm. Në termat afatgjatë, pirja e tepërt mund të shkaktojë impotencë, zvogëlim të gjenitaleve dhe t’u japë zmadhim të kraharorit.

Meshkuj me sjellje të keqe

Alkooli shton emocionet dhe ndikon në gjykimin tonë. Ai gjithashtu mund ti bëjë njerëzit agresivë. Një hamendësim i vogël, atëherë, në vitin 1999 Studimi i Krimeve Skoceze zbuloi se 69% e meshkujve që kishin kryer sulme kishin qenë duke pirë. Ndërkohë që një e treta e gjithë të burgosurve (95% prej të cilëve janë meshkuj) pohuan se nuk do të kishin përfunduar në burg nëse ata nuk do të kishin pirë. Alkooli gjithashtu është shkaktar i 32% të rasteve të dhunës në familje.

E pira për t’u dukur; kulturat e të pirit

Burrat janë armiku më i keq i vetvetes kur vjen puna për të pirë, dhe ne tentojmë të nxjerrim më të keqen te njeri-tjetri. Për shembull, a duhet ta konsiderojmë ne burrërore mundësinë për të pirë deri në tejkalim të asaj që është e ndjeshme? Dhe nëse një person në shoqëri mundohet të mos pijë, a mendoni se duhet ta vini në lojë?…Inkurajimi i shokëve për të pirë është një mendim prej budallai. Përse? 

Nga Roland SHUPERKA

 

Latest news

Anna safroncik net worth: biography, wiki, career& lifestyle

anna safroncik is a Ukrainian-conceived entertainer who is most popular for working Italian Television arrangement and films like...

Come abbinare i sandali gioiello: idee outfit

L’bella stagione deve di validità valere sinonimo nel corso di infradito nel corso di chewing-gum, pur restando ...

Imma tataranni

Scopri soggetto della fiction a causa di cavallone su Rai 1 martedì 13 ottobre 2020. The inner life of...

Astrology and natal chart of elena santarelli, born on 1981

You will find below the horoscope of elena santarelli with her interactive chart, an excerpt of her astrological portrait...

Barbara edens’ remarkable life and career in pictures

barbara eden is an actress whose career has placed her per the spotlight stage, television, and of...

Melissa gilbert: 50 years of life on and off the ‘prairie’ from 1970 to 2021

UPDATED 4/13/2021 It’s tough to think about actress melissa gilbert and not have the image of her as Little House...

Must read

You might also likeRELATED
Recommended to you