Lajmet ShqiperiseCfarë është më i mirë për zemrën; murrizi frut...

Cfarë është më i mirë për zemrën; murrizi frut apo murrizi lule?

-

 Pyeti nje lexuese e Molles se Shendetit: Cfarë është më e mirë për zemrën; murrizi frut apo murrizi lule? Kjo është pyetja e mençur e një lexueseje të rregullt të gazetës Molla e Shëndetit, e cila u bë shkak për këtë artikull.

Murrizi kokërr dhe murrizi lule e gjethe janë mjaft dobiprurëse për zemrën, por me gjithë ngjashmërinë, kanë edhe mënyra të ndryshme veprimi. Lulet dhe gjethet veprojnë më mirë në shqetësimet nervore të zemrës, ndërsa kokrrat veprojnë më mirë për të tonifikuar muskujt e zemrës dhe për t’i dhënë fuqi.

Tek murrizi gjenden tanina, flavonoide, proanthocianidina oligomerike dhe acide fenolike. Një mjek irlandez vuri në dukje se kishte përdorur kryesisht fruta murrizi për ankesat kardiovaskulare. Botimi i vitit 1983 i Farmakopesë Bimore Britanike, i konsideruar nga shumë prej herbalistëve si tekst standard për shumë vite, citon vetëm kokrrat. Kjo mund të shpjegojë praktiken e herbalistëve, duke theksuar preferencën për kokrrat e kuqe mbi lulet, edhe pse kjo prirje duket se po ndryshon në kohët e fundit. Lulet dhe frutat përdoren më shumë në mënyrë të ndërsjellë dhe në disa raste te përziera. Tekstet historike në mjekësinë perëndimore rregjistrojnë përdorimin e kokrrave, farërave dhe luleve. Edhe gjethet janë përdorur gjithashtu.

Identifikimi i grupeve përbërëse si bioflavonoidet dhe proanthocianidinat ka hedhur dritë mbi disa nga efektet e dobishme të murrizit në sistemin kardiovaskular. Bioflavonoidet tani janë të njohura mirë se posedojnë aktivitet të rëndësishëm antioksidant. Manaferrat dmth kokrrat, gjethet dhe lulet e murrizit janë të ngjashme në përbërje fitokemikale, por të ndryshme kryesisht në raportin e flavonoideve specifike dhe procianidinave të pranishme. Frutat janë të pasura me hyperoside, ndërsa gjethet dhe lulet përmbajnë nivele më të larta të vitexin-2-rhamnoside. sipas autorit Kingston. Ndërsa një autor tjetër, Mills, thekson se lulet përmbajnë nivele më të larta të flavonoideve, ndërsa gjethet përmbajnë nivelet më të larta të procianidinave oligomerike (OPC).

Pikërisht këto dallime janë studiuar për të parë diferencat në veprim të luleve dhe frutave të murrizit. “Provat epidemiologjike tregojnë lidhjet e rëndësishme ndërmjet futjes së rritur të flavonoideve ushqyese dhe reduktimit të vdekshmërisë koronare”, thonë studiuesit.

Tani, duke u kthyer tek pyetja e lexueses, ne i thamë asaj se murrizi lule, edhe më shumë sesa murrizi frut, vepron në shqetësimet nervore të zemrës, si në melankoli, ligështim, hidhërim, ndjenjë braktisjeje e pafuqie ndaj fatit, humbje e rëndë në jete, zemërime e grindje të mëdha etj. Kjo në fakt ishte një hipotezë që duhej provuar dhe na bëri të këkojmë prova shkencore. Ne gjetëm një studim, që tregon, se murrizi ka veprim kronotrofik, që përfshin me sa duket bllokimin e receptorëve β-adrenergik. E gjithë kjo është shumë e ndërlikuar, por ne do ta shpjegojmë ëmbël për lexuesit tanë. Droga apo substanca kronotrope quhen ato që ndryshojnë shkallën dhe ritmin e zemrës duke prekur sistemin e përçimit elektrik të zemrës dhe nervat që e ndikojnë atë. Kronotropet pozitive rrisin rrahjet e zemrës, kronotropet negative ulin ritmin e zemrës. le te kujtojme ketu Dr. Ignarron i cili ka qene i impresionuar nga aktiviteti elektrik i zemres, po keshtu Dr. Sinatren, kardiolog, i cili ka treguar se zemra dhe truri jane organet me elektrike te trupit, dhe jo vetem organe biologjike, ato percjellin impulse elektrike. Murrizi dhe sidomos lulet e murrizit ndikojne ne aktivitetin elektrik te zemres (ne normalizimin e ritmit) dhe kjo i detyrohet faktit se murrizi bllokon receptoret qelizore ku hormoni i stresit adrenalina, kthehet ne adrenokrome. Ky veprim i murrizit na kujton veprimin e shquar te nje ushqyesi si Niacina (Vitamines B3). Sic e ka shpjeguar edhe psikiatri i madh Dr. Hoffer, adrenalina kur konvertohet në adrenokrome, shkakton dridhje te zemres dhe demtim te muskujve te saj.

Nën stres të rëndë, si në shok ose pas injektimit të adrenalinës, një sasi e madhe e adrenalinës absorbohet nga indet e zemrës. Stresi i rëndë është kështu një faktor rreziku edhe kur arteroskleroza nuk është e pranishme, por është e mundshme qe një zemër arteriosklerotike nuk mund të përballoje dot stresin. Pse? Sepse dridhjet e zemres do të rritin kërkesat për oksigjen të cilat nuk mund të plotësohen nga një zemër qe i ka enët koronare të demtuara dhe me bllokime. Ashtu si Niacina mbron indet kundër efektit toksik të adrenokromes, edhe murrizi si manaferre e sidomos si lule e gjethe e ben kete veprim.

Per kete arsye murrizi eshte nje ilac i madh. Duket se tek Pema e Zanave, sic quhet ne legjenda, natyra ka permbledhur disa nga tiparet e saj me inteligjente: Murrizi merret edhe me punet e shpirtit edhe me punet e muskujve te zemres, pra me te dyja aspektet e saj. Bima ndikon ne aktivitetin e sistemit nervor autonom, duke ndihmuar ne kalimin nga gjendja ne sistemin nervor simpatik- gjendja e luftes (ne kete gjendje trupi ndodhet nen stres fizik ose mendor dhe shtohen rrahjet e zemres), ne gjendjen e sistemit nervor parasimpatik- gjendja e paqes, e relaksit. Disa herbaliste rekomandojne perdorimin e kombinuar te frutave dhe te luleve ne forme caji, dikush shton edhe dellinjen e kuqe ne kete kombinacion, edhe pse dellinja e kuqe nuk eshte degjuar per ndonje lidhje me zemren. Por disa studime tregojne se vajrat esenciale ne perberjen e saj modulojne aktivitetin e sistemit nervor autonom. Kjo duket te kete kuptim edhe per faktin se dellinja vepron ne nivelin e meridianit te veshkave sipas mjekesise kineze, i lidhur me energjine. Por njeheresh, veshkat jane organet qe i pergjigjen stresit me prodhimin e shtuar te nje numri hormonesh, dy nga me te rendesishmit, adrenalina dhe kortizoli. Vera e murrizit mund te kete gjithashtu nje efekt pozitiv mbi shqetesimet nervore te zemres, ndersa tinktura alkoolike e murrizit eshte me e fuqishme si tonifikuese e nje zemre te dobet. Pyetjes se lexueses se a mund te bej vaj murrizi vete, iu pergjigjem: Mund te besh gjithcka qe nuk eshte ilac, por perberesit e murrizit nxirren vetem me tretes alkoolike mundesisht 90 ose 100 grade (me raki do te behej nje ilac inferior), gjithashtu nxirren edhe ne uje ne temperaturen 100 grade, por shpirtrat e murrizit, sic quhen perberesit aktive, leshohe me teper ne alkool. Vetem se ne alkool do te humbasin plotesisht vitaminat B1, B2 dhe C, mirepo keto nuk jane ne ndonje doze te spikatur dhe pefitimet qe merren nga murrizi vijne nga perberesit farmakologjike te tij. Murrizi kokerr mund te behet tinkture, qofte i fresket, qofte i thare. Ne rast se eshte i fresket, merret kavanozi dhe mbushet plot me kokrra, pastaj i shtohet alkooli ushqimor qe mbush hapesirat mes kokrrave. Ne rastin e murrizit te thate, gjysma e sasise se frutave, gjysme kavanozi me kokrra dhe mbushet pjesa tjeter me alkool ushqimor. Murrizi behet eliksir me uthull e mjalte si dhe vere (Molla e Shendetit i ka botuar kohe me pare), ndersa informacionet qe qarkullojne per produkte si vaj murrizi, hidhini tej si tregti e padobishme per ju. Murrizi hyn ne grupin e bimeve qe nuk macerohen, nuk i leshon substancat e tij ne vaj.

Duke iu rikthyer edhe njehere studimit me grup autoresh, permendim sa per reference disa (Mary C. Tassell, Rosari Kingston,1 Deirdre Gilroy), murrizi ka treguar efekt vazorelaksant në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut, të kontraktuar artificialisht nga katekolaminat, te cilat kane nivele të larta në gjak, gjatë dështimit të zemrës.

Murrizi shkakton prodhim te oksidit nitrik nga endoteliumi- veshja e brendshme e eneve te gjakut, sic e ka quajtur Dr. Ignarro, organi me i madh i trupit te njeriut, me gjatesi me te madhe se brigjet e kontinentit amerikan! Murrizi duke rritur prodhimin e oksidit nitrik, kesaj molekule mrekulli per shendetin kardiovaskular, shkakton vasodilatacion (zgjerim te tyre) dhe kjo i është atribuar kryesisht procyanidinave oligomerike. Por sic e thame me lart, ato gjenden me shumi ne gjethet e murrizit. Efekti vazorelaksues ul rezistencën vaskulare periferike dhe rrit rrjedhën e gjakut ne enet koronare. Prandaj edhe kemi thene, qe murrizi rrit qarkullimin e gjakut sidomos brenda vete zemres, ndersa speci i kuq djeges rrit qarkullimin e gjakut ne te gjitha pjeset e trupit. L’arginina gjithashtu, e cila eshte e vecanerisht e njohur per rritjen e prodhimit te oksidit nitrik nga enet e gjakut, e ben kete gje ne te gjitha enet e gjakut, te medha e deri tek me te hollat, e per kete arsye eshte e njohur per te korrigjuar impotencen seksuale qe vje nga kequshqyerja me gjak e organit. Pastaj kemi edhe Niacinen dhe Niacinamiden, dy format e vitamines B3, e para ndikon sidomos ne zgjerimin e eneve te vogla te gjakut, rrit qarkullimin e gjakut si l’arginina dhe me nje mekanizem te ngjashem me te, rrit potencen seksuale. Ndersa varianti Niaciamide rrit qarkullimin e gjakut jo ne enet e vogla dhe ne siperfaqe sic ben niacina duke shkaktuar skuqje te lekures, por ne enet e medha e me te thella e per kete arsye punon ne clirimin e ngurtesise dhe dhimbjeve qe vijne nga artrite invaliduese. (Molla e Shendetit ka botuar historine e studiuesit Dr. Hoffman, qe ngriti ne kembe pacientet nga karrocat e paralitikeve). Keshtu vetvetiu kemi inkorporuar apo bashkerenduar disa njohuri per ta bere njohurine me te lidhur.

Sic edhe shpjegojne nje grup autoresh, në rastin e dështimit kronik të zemrës, stimulimi i sistemit nervor simpatik ofron përfitime afatshkurtra sepse nxit qarkullimin e gjakut (kini parasysh psh nje njeri te zemeruar, te skuqur ne fytyre. Ai eshte nen veprimin e simpatikut, gjaku i bucet kudo, deri ne koke, enet e gjakut te tij rrahin, jo vetem zemra, ato jane ngushtuar nga hormonet e stresit. Shtrengimet apo tkurrjet e eneve te gjakut dhe te muskujve te zemres mund te shkaktojne dhimbje, edhe muskuj te tjere tkurren dhe mund te dhembin, indet tkurren, qelizat po ashtu, telomeret, fundet nervore te qelizave mblidhen, shkurtohen si nga stresi fizik, edhe nga ai mendor. Dhe nga koha e shkurtimit te tyre percaktohet vete jetegjatesia). Pra, njeriu ne gjendjen e sistemit nervor simpatik, i permbytur nga adrenalina ndihet me luftetar, disi me i forte dhe energjik, sepse kjo gjendje shton gjakun ne zemer ne afat te shkurter, por është e dëmshme në një afat të gjatë, duke nxitur një gjendje hipertensioni. Prandaj, vazorelaksimi i eneve te gjakut me murriz ështe i dobishëm.

Studiuesit radhisin nje sere punesh te mira qe bejne kimikate te ndryshme ne murriz, deri edhe veprim antiviral, por madheshtia e pemes se eger eshte ne mbrojtjen nga dëmet e ishemisë si dhe nga vdekja e papritur kardiake. Komisioni i Zgjeruar i Monografive citon përdorimin specifik të gjetheve dhe luleve te murrizit në rastin e uljes së prodhimit kardiak dhe pacientet me deshtim te butë të zemrës do të përfitojnë edhe më shumë sesa ata me dështim të moderuar apo të rëndë (25-35%).

Më parë, autorët Kernan et al. kanë theksuar shqetësimin mbi efektet anësore toksike të medikamenteve digitalis për zemrën. Rreziku vjen për shkak të pamundësisë së mëlçisë për të caktivizuar toksicitetin e barnave. Ky rrezik i mundshëm duket të jetë i shmangur në masë të madhe me trajtimin me murriz, gjethe, lule, fruta.

Por një fakt tjetër mjaft i rëndësishëm është se murrizi nuk ka ndërveprime me medikamentet e zemres dhe të dyja këto mjete mund të bashkë-administrohen në mënyrë të sigurtë.

Studiuesit thone se të kuptuarit e sinergjisë së fitokemikaleve që ndodhen brenda bimëve përbën një kuptim më inteligjent dhe më racional të mekanizmave të natyrës. Ndërveprimet farmakodinamike dhe farmakokinetike tashmë janë hulumtuar në ilaçe të plota bimore dhe koncepti që përbërësit e identifikuar nuk veprojnë në izolim, por në grup, është pranuar gjithnjë e më shumë nga hulumtuesit. Dhe sipas hulumtuesve, bimët të plota si ilaçe paraqesin siguri më të lartë sesa përbërësit e veçantë të izoluar. Ata përfundojnë se ‘profili i shkëlqyeshëm i sigurisë i këtij ilaçi- murrizit, i shoqëruar me mungesën e ndërveprimeve barishte-droga, të zbuluara deri më tani në provat klinike, do të mbështesë më tej përfshirjen e tij në strategjitë e trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Latest news

Must read

You might also likeRELATED
Recommended to you