Lajmet ShqiperiseFinancat zbardhin rregullat e reja për zhdoganimin e automjeteve,...

Financat zbardhin rregullat e reja për zhdoganimin e automjeteve, pjesët e këmbimit, dokumentet dhe çmimet

-

Udhëzimi, si do zhdoganohen automjetet dhe pjesët e këmbimit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj firmos urdhrin e ri për drejtorinë e doganave. Rruga që do të përdoret dhe vlerat referuese

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka nxjerrë një udhëzim për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore, duke përcaktuar edhe mënyrën e hyrjes në Shqipëri të mallrave të ndryshme dhe automjeteve nga importi. Në bazë të udhëzimit të ministrit, “procedura për përcaktimin e vlerës doganore të mallrave nis me shqyrtimin e dokumentacionit shoqërues dhe, kur është e nevojshme, kërkohen sqarime dhe dokumentacion plotësues”. “Megjithatë, shqyrtimi i vlerës doganore nuk do të konsiderohet si “moment”, por si një “proces”, që fillon me marrjen dhe shqyrtimin e informacionit paraprak (kur kjo është e mundur), deri në kontrollet pas zhdoganimit”, thuhet në urdhër.

Pjesë nga urdhri

Dokumentacioni shoqërues që lidhet me vlerën doganore

Shqyrtimi i vlerës doganore bazohet në shqyrtimin e dokumentacionit shoqërues të DAV-it, si:

a) Fatura tregtare apo çdo dokument i barasvlershëm me të (për shembull, kontratë për blerje automjeti etj.);

b) Faturë transporti (kur transporti nuk përfshihet në faturën tregtare);

c) Dokumentacioni i sigurimit të mallit (nëse ka);

d) Certifikata e cilësisë (ose dokumentacion tjetër të ngjashëm);

e) Certifikata e origjinës së mallit (nëse ka).

Profilizimi i riskut në vlerësimin doganor

Indikatorët që mund të evidentojnë një shqyrtim më të thelluar të vlerës doganore, mund të jenë:

– Historiku i shkeljeve doganore, rastet, natyra e tyre.

– Ekziston një ndryshim i dukshëm midis vlerës së deklaruar dhe çmimeve të Database-it Kombëtar të Vlerësimit apo të të dhënave të disponueshme për artikujt që përditësohen nga bursat apo agjenci ndërkombëtare.

– Vlera e mallrave është deklaruar në bazë të “faturave pro-forma” ose faturat me vlerat vetëm për qëllime doganore.

– Ka indikacione për një marrëdhënie ndërmjet furnizuesit dhe operatorit.

– Ka çmime të ndryshme të deklaruara për të njëjtin produkt, nga furnizues/origjina të njëjta/ngjashme.

– Vendi i origjinës/lëvrimit me risk: Azisë, Lindjes së Largët, vendeve arabe, zonave të lira (zona offshore), Amerika Latine.

– Vendi i origjinës ndryshon nga vendi nga ku transportohet/lëvrohet malli.

– Përmbajtja e faturave nga i njëjti furnizues paraqet luhatje jo të zakonshme.

– Përfshihen shitjet e njëpasnjëshme (zinxhir shitjesh).

– Ekziston një tregtar ose një kompani e tretë (agjenti blerës) i përfshirë në transaksione.

– Mallrat vijnë nga një vend pa marrëveshje të asistencës reciproke me vendin tonë ose nga ku është e vështirë për të marrë informacion.

– Pagesat nuk bëhen direkt për furnizuesin nga operatori ekonomik.

– Vendi i ngarkimit nuk korrespondon me vendin e adresën e eksportuesit.

– Ekziston një ndryshim i dukshëm midis çmimit të deklaruar me çmimet nga publikime në tregje të ndryshme.

– Vlera e produktit nuk mund të jetë më e ulët se vlera e lëndës së parë me të cilën është prodhuar.

– Indikatorë të tjerë të paspecifikuar më lart etj.

Dokumentacioni shtesë

Kur ka dyshime mbi vërtetësinë e transaksionit, kërkohen nga deklaruesi sqarime dhe dokumentacion shtesë në mbështetje të transaksionit, si:

a) Kontrata e shitjes, e cila mund të përdoret në mbështetje të aspekteve të ndryshme të faturës, të tilla si:

I) ndonjë kufizim i mundshëm, kusht ose konsideratë;

II) çdo marrëveshje e mundshme midis shitësit dhe blerësit që ndikojnë në vlerën doganore të mallrave;

III) pagesat e përmendura për aktivitetet e ndërmarra pas importimit;

IV) monedhën në të cilën është vendosur një çmim;

V) kontratat dhe dokumentet e tjera lidhur me të drejtat e prodhimit për mallrat e importuara;

b) Dokumentacioni i kryerjes së pagesës.

c) Kontrata e pronësisë intelektuale; shërben për të përcaktuar nëse është apo jo një pagesë pronësia intelektuale, duhet të përfshihet në vlerën doganore dhe, nëse po, deri në çfarë mase të përcaktuar.

ç) Kontrata për komisionet; shërben për të përcaktuar shtesa apo pakësim për t’u përfshirë apo zbritur nga vlera doganore.

d) Dokumente të transportit për:

I) kushtet e transportit;

II) kostot e transportit deri në vendin e hyrjes;

III) shpenzimet e ngarkimit dhe trajtimit që lidhen me transportin e mallrat të importuara;

IV) shpenzimet e transportit, pas mbërritjes në vendin e hyrjes.

dh) Dokumentacion që lidhet me shpenzimet për sigurimin e mallrave të importuara.

e) Dokumente të tjera:

I) në lidhje me pronësinë e kompanive të përfshira në transaksion, për të verifikuar marrë-dhënien ndërmjet shitësit dhe blerësit;

II) kontratë shitje dhe dokumentacion për transferim të pagesave;

III) certifikatat e origjinës, cilësisë, fito-sanitare, veterinare etj.;

IV) kontratat për reklama, marketing dhe veprimtari të tjera të ndërmarra pas importimit;

V) dokumentet financiare, për shembull, për përcaktimin e shumës së pagesave të interesit;

VI) kontratat, marrëveshjet e licencimit apo dokumente të tjera në lidhje me të drejtat e autorit;

VII) kur është e mundshme, deklaratën e eksportit.

f) Të dhënat e kontabilitetit të kompanisë.

g) Të dhëna të tjera.

Përdorimi i metodave të tjera

Kur nga shqyrtimi i dokumentacionit, rrethanave në të cilat është kryer transaksioni dhe profilizimi i riskut ka dyshime, kërkohet dhe shqyrtohet dokumentacioni shtesë dhe:

a) Autoritetet doganore, përpara se të marrin një vendim përfundimtar, duhet të sqarojnë personin e interesuar për arsyet që çojnë në dyshime.

b) Në mbështetje të kërkesës së importuesit, autoritetet doganore duhet të njoftojnë me shkrim vlerësimin doganor për çdo artikull, si dhe metodën e përdorur.

c) Kur pas dyshimeve të lindura nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues dhe pas sqarimeve dhe informacioneve shtesë të vëna në dispozicion nga importuesi, përsëri nuk justifikohet plotësisht vlera e transaksionit, atëherë për vlerësimin e mallrave në fjalë përdoret, sipas radhës, metoda e vlerësimit, duke ndalur te metoda më e parë për të cilën ka të dhëna të mjaftueshme, bazuar këto në transaksione të pranuara më parë, të përfshira në Database-in Kombëtar të Vlerësimit etj.

d) Në rastet kur nuk është e mundur që çmimi i mallit të përcaktohet sipas metodave 1-5, atëherë për vlerësimin e mallit përdoret metoda 6 e vlerësimit doganor.

e) Kur njësia matëse e mallit në faturë nuk korrespondon me atë të shprehur në Database-in Kombëtar të Vlerësimit, doganieri mund t’u referohet njësive që mundësojnë krahasueshmërinë e tyre.

f) Në rastet kur për ndonjë artikull nuk disponohet asnjë e dhënë për nivelin e çmimeve, nga dega doganore apo strukturat e posaçme, ngrihet “grup vlerësimi”, i cili harton një procesverbal me argumentet përkatëse për çmimin që vendosin. Për këtë rivlerësim vihet në dijeni me shkrim departamenti teknik.

g) Kur mallrat e importuara janë dërgesë e pjesshme e një produkti, vlera e tyre llogaritet në mënyrë përpjesëtimore.

h) Kur importohen mallra të përdorura dhe transaksioni i paraqitur nuk justifikon gjendjen e tyre, nga dega doganore apo strukturat e posaçme, ngrihet “grup vlerësimi”, që merr në konsideratë sipas rastit, vitin e prodhimit, shkallën e amortizimit, gjendjen reale të tyre etj., por jo më pak se 40% të vlerës të mallit të ri.

i) Kur ka dyshime për transaksionin dhe rrethanat nuk e mundësojnë mbylljen e procesit të vlerësimit, nga doganieri kërkohet ngritja e një “grupi vlerësimi”.

j) Strukturat të ndryshme doganore, kontrolluese, mbikëqyrëse ose monitoruese, të cilave gjatë ushtrimit të detyrës u lindin dyshime të arsyeshme për vlerën doganore, i kërkojnë zyrtarisht degës doganore apo strukturave përkatëse rishqyrtim të praktikave.

k) Bazuar në analizën e riskut, strukturat e ngarkuara, kryejnë kontrolle për vlerësimin e mallrave edhe pas zhdoganimit.

l) Pas kontrollit të vlerës, në faqen informuese të deklarimit doganor në sistemin elektronik Asycuda duhet të sqarohet:

– Arsyet e refuzimit të transaksionit;

– Argumentimi i metodës së vlerësimit të përdorur;

– Komente të tjera.

Dalja nga regjimet e magazinimit

Për mallrat që futen në magazinim (në magazinë doganore dhe në magazinim të përkohshëm) kur nga autoriteti doganor transaksioni nuk pranohet, si moment referimi për vlerësimin për qëllime doganor do të merret ai i hyrjes në magazinim. Kur në magazinimin (magazinë doganore apo magazinim i përkohshëm) ndodh një zinxhir shitblerjesh, për qëllime të vlerësimit doganor të mallrave, autoriteti doganor nuk mund të pranojë një vlerë në ulje.

Verifikime

Kur për vlerën e deklaruar ka dyshime të arsyeshme, autoritetet doganore mund t’i dërgojnë praktikën e plotë për verifikim pranë Departamentit Operativ Hetimor për verifikime të thelluara, të mëtejshme, brenda dhe jashtë vendit. Për çdo rast, autoritetet doganore duhet të argumentojnë dyshimet dhe korrespondencën përkatëse me subjektin, shoqëruar me vlerësimin doganor.

Nëse pas verifikimeve të kryera rezultojnë parregullsi, Departamenti Operativ Hetimor me strukturat e tij ose në bashkëpunim, mbështetur në dispozitat ligjore, vijon punën për rikuperimin e borxhit të krijuar dhe rregullimin e situatës, duke përfshirë marrjen e të gjitha masave përkatëse dhe penalizimit për kundërvajtjet administrative ose penale. Gjithashtu, për këto raste vihet në dijeni edhe departamenti teknik.

Burimet e informacionit të “Dosjes me të dhëna të disponueshme” dhe miratimin e tyre 

Si burim informacioni për krijimin e dosjes me “Të dhënat e disponueshme” shërbejnë burimet e përcaktuara më poshtë:

a) Çmimet e tregjeve ndërkombëtare, të marra nga agjencia ndërkombëtare “Thomson-Reuters”;

b) Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të marra nga agjencia ndërkombëtare “Platts”;

c) Buletine të tjera zyrtare ndërkombëtare, që mund të përdoren për vlerësimin doganor të çmimeve të çeliqeve, si “Metal Bulletin”, “Steel Week”;

d) Fatura të konfirmuara nga Departamenti Operativ Hetimor (DOH), marrëveshjet me homologët doganorë;

e) Çmime të publikuara në Eurostat dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT);

f) Buletine të çmimeve të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, si:

g) “Quattroroute”, “Tuttotransporti”, “Schwackeliste” dhe “Tec-Doc”;

g) Të dhëna statistikore të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

h) Portale dhe publikimi nga interneti etj. (portale që publikojnë çmime, të dhëna dhe studime të tendencave të tyre).

Përgatitja dhe përditësimi i të “Dhënave të disponueshme” bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe miratohen nga Komisioni Ad-Hoc në varësi të ministrit të Financave. 

Afatet e përditësimit

Për artikujt e karburanteve të tilla, si: benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gaz i lëngshëm (butan, propan), biodiesel (dhe të gjitha nënproduktet), Drejtoria e Vlerës Doganore harton shkresën me çmimet e përditësuara dhe pas firmosjes nga titullarët e institucionit ua dërgon degëve doganore dhe strukturave të tjera që ju nevojitet ky informacion. Përditësimi i këtyre artikujve është çdo ditë pune.

Për artikujt grurë, misër, oriz, sheqer, vaj ushqimor, produktet e çelikut, plehrat kimike, Drejtoria e Vlerës harton shkresën dhe, pas firmosjes nga titullarët e institucionit, dërgohet në degët doganore. Afati i përditësimit është çdo 2 javë (fillim dhe mes muaji).

Drejtoria e Vlerës Doganore në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave bën propozime për përditësime të mallrave të ndryshme, që nuk përfshihen në pikat 15.1 dhe 15.2, sa herë siguron informacione të nevojshme.

Zhdoganimi i automjeteve

Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane. Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.

Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin. Vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë. Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si më poshtë vijon:

Për autoveturat Çmimet

a) Deri 1400 cc jo më pak se 130.000 lekë

b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 200.000 lekë

c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 325.000 lekë

d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 400.000 lekë

e) Mbi 3000-4500 cc jo më pak se 500.000 lekë

f) Mbi 4500 cc jo më pak se 800.000 lekë

Kamionçina, furgona dhe kamionë Çmimet

a) Deri në 1.5 tonë jo më pak se 400.000 lekë

b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 600.000 lekë

c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 850.000 lekë

d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1.000.000 lekë

e) Mbi 15 tonë jo më pak se 1.200.000 lekë

Zhdoganimi i pjesëve të këmbimit për automjete

Për zhdoganimin e pjesëve të automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është e mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e katalogut elektronik “Tecdoc”. Në vartësi të fluksit të importeve dhe mundësisë së instalimit të katalogut elektronik “Tec-doc”, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave përcakton degën/degët doganore apo strukturë tjetër e posaçme për kryerjen e procedurave të zhdoganimit. Fatura e paraqitur për zhdoganim duhet të pasqyrojë numrin identifikues të artikullit. Kur fatura nuk e përmban këtë element, duhet t’i kërkohet subjektit depozitimi i një dokumenti, ku të identifikohet çdo artikull me kodin identifikues të tij.

Për çdo artikull që zhdoganohet, futet kodi në programin e instaluar për këtë qëllim dhe aplikohet një ulje deri në 80% ndaj vlerës së gjetur. Vlera që rezulton pas zbritjes duhet të shërbejë për doganierët e vlerësimit si një indikator i rëndësishëm krahasimi me çmimin e deklaruar. Kur çmimi i faturës është poshtë kësaj vlere, atëherë ky fakt mund të shërbejë për rivlerësimin e mallit të deklaruar. Kur mallrat nuk janë të identifikueshme, sipas metodës së mësipërme, për vlerësim përdoret një nga metodat alternative të vlerësimit të parashikuara në Kodin Doganor.

Latest news

Imma tataranni

Scopri trama della fiction in onda su Rai 1 martedì 13 ottobre 2020. The inner life of a middle-aged...

Astrology and natal chart of elena santarelli, born on 1981

You will find below the horoscope of elena santarelli with her interactive chart, an excerpt of her astrological portrait...

Barbara edens’ remarkable life and career in pictures

barbara eden is an actress whose career has placed her per the spotlight stage, television, and of...

Melissa gilbert: 50 years of life on and off the ‘prairie’ from 1970 to 2021

UPDATED 4/13/2021 It’s tough to think about actress melissa gilbert and not have the image of her as Little House...

Trigliceridi, cosa sono? trigliceridi alti e bassi, valori e rischi

Trigliceridi, affare sono? Esaminare il calibro dei trigliceridi è ragguardevole. facciamo nel momento in cui andiamo a incassare le del...

Catalogo ikea 2020: tutte le novità primavera estate

Arriva un persuaso età dell’ per mezzo di cui abbiamo la ammirazione con fare circondati quanto a una nuvoletta...

Must read

You might also likeRELATED
Recommended to you