Lajmet ShqiperiseJAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E

JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E

-

 

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  


Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët

 

 JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E

Shko poshtë 

+28

rolling

lilu

Urata

Tetovari

STUPCAT

njomeza

Euridika

rrebelja

besa-bese

dibranja

renan

Kosovarja

tom sojer

azzurra

silvi

arlindi

Anna

fatlum

Sy kaltri

Riki30

petritkola

Arta

Adem Berisha

shaban cakolli

Hana

Beton

Leka i Madh

Sofra

32 posters

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  NextAutoriMesazhBeton

Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve

:

5729

Vendi

:

Zvicër

Profesioni/Hobi

:

no money no honey

Registration date :

10/09/2007

Hero anëtar5729Zvicërno money no honey10/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 3:13 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 3:13 am

Jam krenar qe jam Shqiptar




Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com

Adem Berisha



V.I.P

Numri i postimeve

:

146

Registration date :

03/09/2007

V.I.P14603/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 1:41 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 1:41 pm

Me rrespekt Euridika,
të përgëzoj nga zemra për postimin e këtyre vargjeve kaq të mrekullueshme.
Vërtetë është krenari e madhe të jesh shqiptar.
Por, duhet pasur parasysh faktin se mençuria popullore e popullit tonë thonte :
“Është mirë të jesh bir/bije e babës së mirë, bir i fshatit të mirë etj. por, është përgjegjësi e madhe që atyre të mos ua marrësh fytyren” si dhe:
“lehtë është të fitosh, por është shumë vështirë ta mbash”.
Këto thënie na udhëzojnë se sa të përgjegjëshëm duhet të jemi si shqiptarë për të mos koritur imazhin e të parëve si dhe vetitë e larta njerëzore të tyre prandaj është mirë por nuk është lehtë të jesh shqiptar.
Shqiptarit nuk i kanë hije (nuk i bëjnë nderë) disa gjëra që herë-herë shihen mes nesh.
Lehtë është të jesh shqiptar por nuk është lehtë të mbahesh shqiptar.
Të krenohemi dhe kemi përse të krenohemi, por të mbajmë kristal të pastër krenarinë tonë kombtare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë Euridika

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1408

Vendi

:

Kosovë

Registration date :

11/11/2007

Anëtar i Besueshëm1408Kosovë11/11/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 7:40 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 7:40 pm

Baca Adem ( po marr guximin te t’therras keshtu )
Ju falemnderit nga zemra per fjalet e Juaja ,eshte e paprekshme fjala juaj dhe e vertet shume e madhe .
Vetem desha te ju pershendes dhe njiherit te ju uroj sherim , shendet dhe jete te gjate .
Secili njeri sapo te kaloj pragun e deres se vete eshte ne njefar menyre ambasador i familjes,sapo ta kaloj fshatin -ambasasor i fshatit…dhe sapo t’a kaloj shtetin perfaqeson atdheun e tij .

Nje thenje me duket e kam shkruar edhe dikund por me pelqen jasht mase
“Jeto një jetë te mire dhe te ndershme , kur te plakesh dhe te mendosh prapa,do ta jetosh edhe njehere ” ..DALAI LAMA
Me respektin me te thelle EURIDIKA

Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 15, 2007 9:46 pm, edituar 1 herë gjithsej

Mbrapsht në krye Shko poshtë besa-bese

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1178

Registration date :

27/10/2007

Anëtar i Besueshëm117827/10/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 8:14 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 8:14 pm

Vëlla Ademi shkruajti:

Secili njeri sapo te aloj pragun e deres se vete eshte ne njefar menyre ambasador i familjes,sapo ta kaloj fshatin -ambasasor i fshatit…dhe sapo t’a kaloj shtetin perfaqeson atdheun e tij .

Falënderimet u takojne të dyve nga larteshenuesit por po analizojme se bashku ate qe na shkroi i rrespektuari yne, xhaxhai yne Adem Berisha.

Shqiptareve nuk u kane hije disa gjera qe here-here po shihen ne mesin tonë!!! Po zoreti Adem, kjo eshte e verte¨te prandaj ato veti, ato dukuri dhe ato vepra qe po i bejnë shqiptaret sikur po e zbehin imazhin e Kombit tonë, te tille ka ne cdo popull por tek ne me duket se bazuar ne proporcion me nr.e banoreve sikur po mbajme rekorde per te keq, mjerisht e them keshtu sepse po me thojne te tjeret qe sjane shqiptare, po nisem nga vendi ku une punoj dhe shteti ku une jetoj ndonese nuk me mungojne as udhetimet zyrtare jasht shtetit ku jam;ata apo ato që me sjellin lajmet e kqia per shqiptaret nuk jane serbe, as maqedon e qe besa fare sjane sllave por gjerman , zviceran, austriak, belgjë, suedez etj, droga, hajnia-vjedhja, sjelljet e pahijshme e shume cka tjeter jane gjera qe po figurojne ne listat e zeza jasht Kosoves dhe me keto qe i lexoj e ndegjoj, spo mundem te them “o sa krenare jam që jam shqiptare”, une atyre qe mi sjellin keto lajme, ua demantoj te shumten por jo edhe perherë!

Ju betohem ne koka femijesh se sot me tha nje joshqiptare keshtu, “po duhet me e ndrru banesen prej nje shqiptarit qe e kam fqi, arsyet;

Mosrrespektimi i ligjit!
zhurma qe e sjell ai me familjen e tij!
vazja e tij mi ka infektu 2 vajzat e mia!
ne rruge qet berllog orar e pa orar!
me vjedhin kpucë, fshisa e gjera tjera!
sjellin shume shoqeri dhe bisedat i kane me ze tejet te larte ore a pa ore!
e dojne muziken dhe kane dasma qdo ditë!
…….

i thash : merru me te se nuk eshte shqiptare se gabim e ke!
me tha ai me ka thane shqiptar jam dhe nese me lajmeron ne polici kam met myt!!!!!!!!!!!!

Euridika tha se ne duhet te jemi ambasador jasht Kosoves, te lumte motra jone, ashtu duhet te jete, por mjerisht se afer drunit te thatë digjet edhe i njomi!! prandaj shqiptaret, disa na e morren ftyren me recorde per te keq!!!

tash nga vetvetja po nisem , dilni , hecni, shikoni jasht Kosoves, e vereni dallimin ne shume lami, meqe jemi te krenaria, a thua valle te jemi krenare se shqiptaret po ecin para kohes, se po zbulojne e sjellin risi shkencore apo diqka tjeter qe po na lakmon dikush!!!???

Jo jo, pamjet e rinise ne veqanti ne kosove jane te tmerrshme posaqerisht te femrat, te cilat nuk e dallojne rrugen per ne shkolle me uniformen e tyre, rrugen per ne pune qofte pastruesja, qofte referentja, kepuceshietsja etj, po dola ne korzo, thash a jame ne ndonje “rruge publike” qe i gjasonte shtepive publike me at veshje provokative dhe pa asnje arsye te shplohene dalin tefterit ato vajza qe shumica thuaj se kishin kapitulluar moralisht!!!

Jo jo, keto sma shtojne dot krenarine, nuk i futa te gjithe ne nje thes, por shumica e mund pakicen, juu lus te jemi te sinqerte, te apelojme e gjykojme per realitetin e jo te shkruajme “fjali deshirore” apo t’i bejme qejf vetes me mitologji, kjo puna e krenarise po me duket njejte sikur e “beses shqiptare” ka met qashtu edhe duhet me thane qashtu.

ju pershendes dhe te lumte ata apo ato qe flasin realitet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë Beton

Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve

:

5729

Vendi

:

Zvicër

Profesioni/Hobi

:

no money no honey

Registration date :

10/09/2007

Hero anëtar5729Zvicërno money no honey10/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 9:29 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 9:29 pm

Besa bese edhe une nuk futi te gjithe ne nje thes ata jo shqiptaret.

Gjithkund ka joshqiptar te mire e te kqi si ka shqiptare te mire e te kqi..! nuk duhet te bazohemi edhe tek ky qe thua joshqiptar,mundet te jet shume e mundure se ky joshqiptar nuk shef as dy metra e ben bla bla bla ka disa joshqiptare qe e gjithe bota eshte fajtore kurse ay joooooo,kure dhe eshte kembngules.

Ja,disa fakte tek jo shqiptaret

Nje shok i imi Shqiptar ka nje Lamburgini,Lamburgini para se te niset duehet disa minuta te punon motroi,nese nuk gabohem,une nuk jam kapitlist te dij me shume per lamburgina apo tjera se nuk kam te blej.

Per dy minuta eshte futur ne banes ka haru ”diçka” ka dal nje jo shqiptar ja ka fik makinen se shume zhurme po i bene.ha ha ha.

Nje rast tjeter,nje shoke ne nje parking veq per 2 minuta jo me shume ishte duke pritur shokun qe ishte ne ”asensor” lift,nje jo shqiptar ne teras ”ballkan” i thote fike makinen se lulet mi demton ha ha ha.

Ne keta ndodhi ç’do njeri i tregon te vetat,prandaj nuk duhet te bazohemi ne keta fakte qe te jete ”dikushe” shkaku per me ndru banesen,edhe nese po…!!!! beri pytje aty jo shqiptari si do te jeton ay te jet ne Brazil me banes,qe ne ç’do minut ndegjon jo veq zhurm por edhe krisma te armeve.

Ky jo shqiptari ne Brazil paska nevoj per ç’do dite te ndrroje banesen ha ha ha ..

po nese nuk i pelqen ç’do shtet ka shume metra katror le ta ndron banesen ay jo shqiptari

Per temen
Nuk dua me vet veten pas shume viteve se kushe isha dhe ç’ka bera prandaj qe jam kalus ne kete jete punoi dhe luftoi per krenarin qe kam.

Se jam krenar qe jam shqiptar..

…by Beton

Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com besa-bese

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1178

Registration date :

27/10/2007

Anëtar i Besueshëm117827/10/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 9:42 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 9:42 pm

tegjitha qe ua paskan thene jo shqiptaret shqiptareve qe i ceke beton, ua paskan thene me te drejte., me shume te drejte bile.

pse ne nuk e ndertojme dhe nuk e dojme shendetin dhe ambientin, keta ku jemi ne po e dojne dhe po e mbrojne, e te ne edhe shenjat e komunikacionit edhe shinat e trenave i vjedhin per me i shitë!!!

shume krenarë qe jemi shqiptarë
hahahaah

Mbrapsht në krye Shko poshtë Beton

Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve

:

5729

Vendi

:

Zvicër

Profesioni/Hobi

:

no money no honey

Registration date :

10/09/2007

Hero anëtar5729Zvicërno money no honey10/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 15, 2007 9:53 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 15, 2007 9:53 pm

jo,jo besa bese se te thashe ka joshqiptare qe nuk shofin me shume se 2 metra e keta jane ata qe nuk njifen edhe me veteveten e vete.

Ti e dine shume mire mbrojen ambientin mbroine shendetin me vete nje plak 90 vjeçare a te ndertohet Aeroporti i Zürich apo Fusha e Sportit te Zürichut dihet t’ju jape leje plaka 90 vjeçare sikur nuk ka ku te banoje dikun tjeter ha ha ha ..shume metra katror ka Zvicera pse nuk shkon dikun tjeter.

Para disa javesh ishte nje shok i imi nga New York me tha nese me vetin mua e mbylli menjeher Aeropotrin e Zürichut qe duhet me vete te gjithe me te dhen leje ha ha ha
Ne New york ne mengjes ka njerez ku 2 ore me bicilet per ne pune udhtoin,pse jo edhe ne te udhtoim deri ne Milano apo München ne Aeroport,ka mundesi qe ndodhe njeher nje vite apo dy here.

E nese mendon qe me ja fik lamburginin pse spo shkon me i fik te gjithe farikat per te rrujte ambientin.

Tash njera apo tjetera.

jam shume po shume krenar qe jam shqiptar bile bile.

Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com

Adem Berisha



V.I.P

Numri i postimeve

:

146

Registration date :

03/09/2007

V.I.P14603/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyFri Nov 16, 2007 12:27 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EFri Nov 16, 2007 12:27 pm

Vërtetë është krenari e madhe të jesh shqiptar.

I rrespektuari Beton, por edhe të tjerë,
karakteristikat e shqiptarëve qe prej historisë, shumë dallojnë nga ato të popujve të tjerë në aspektin pozitiv. Besoj se as që ka nevojë të numrohen duke shpresuar se në masë të madhe çdo shqiptar ato i di. Shqiptari tradicional ka fjalë, ka besë, ka mikpritje, ka dashuri të sinçertë, ka trimëri, ka pastërti njerëzore e shpirtërore, ka moral, është i vyeshëm dhe . . . Për këto dhe shumë arsye tjera, Vërtetë është krenari e madhe të jesh shqiptar.
Mirëpo, sepse secili që ka lindur nga nëna dhe baba shqiptar, por qe edhe paraardhësit i ka shqiptarë, nuk mund të quhet ndryshe veçse shqiptar, pavarësisht asaj se sa është i mirë apo i keq, prandaj nuk është edhe vështirë të jesh shqiptar. Mirëpo për të qenë shqiptar i vërtetë, jo vetëm modern por edhe tradicional, nuk është lehtë të mbahesh shqiptar sepse duhet përmbajtur disa rregullave dhe parimeve të veçanta e që nuk janë edhe aq të lehta.
Nuk është shumë me rëndësi se çfarë janë të tjerët, çbëjnë ata, ç’mendim kanë për ne (edhepse në njëfarë mase ate ua imponojmë vetë) etj por është me rëndësi që ne të jemi ata që ishim dhe që duhet të jemi. Prap po them, të gjithëve iu ka hija gjithëçkahi, por shqiptarëve jo. Në kohen e Halit Tërnafcit, Basri Pllanës, Tefik LLugiqit, Rrahman Morinës e fatkeqësisht bukur shumë të tjerëve, një shok i imi, shumë më i ri se unë, më pat thënë : “kur të bëhet rregjistrimi i popullsisë, do të shkruhem gabel“, i thash po pse bre djal kështu, ty të ka lindur nëna shqiptare dhe edhe po deshe të bëhesh gabel, as nuk mundesh e as nuk të pranojnë ata. Më tha : po, se pikë së pari nuk dua të jem shqiptar nëse edhe të lartëpërmendurit janë shqiptar dhe së dyti le të bëj çka të bëj, më ka hije, të gjithë thojnë hajt se i ka hije, gabel është.
Të gjithëve nëse iu kanë hije veprat e liga, shqiptarit të vërtetë, nuk i kanë. Gjorgje Martinoviqit i ka hije edhe me e futë shishen në both, por shqiptarit jo. Shqiptarit nuk i ka hije e as që i bën nderë mosdisciplina, përtacia. lakmia, hajnia, plaçka, droga, prostitucioni, dehja, vllavrasja, urrejtja, mendjemadhësia, e mbi të gjitjha tradhëtia. Po të mos jenë këto veti, pak kush nga jo shqiptarët (pos sllavo-barbarëve, e për ata ani),do të fliste keq për ne.
Thonë :”më mirë është me tu shplue botha se me tu que zani”. Në atë rast njerëzit krijojnë paragjykime dhe ta thonë edhe ate që nuk e ke.
Të kemi kujdes në edukimin e fëmijëve dhe rinisë sonë e mos t’i lejojmë qe të lakmojnë në vetit që nuk janë tonat sepse për pak kohë nuk do të dallojmë shumë nga meksikanët, brazilianet, njujorkasit etj.
Përkunder të gjithave që thash, kerkoj ndjesë nëse nuk u paraqita në nivel, por a e ke pa që siç thonë, nganjëherë njeriu “prej zemrës së plast”, del edhe jashtë kontrollit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë njomeza

Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve

:

47

Registration date :

04/11/2007

Fillestar/e4704/11/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyFri Nov 16, 2007 3:14 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EFri Nov 16, 2007 3:14 pm

Adem Berisha lexova shkrimet tua dhe me pelqyen tej mase vertet me ben te ndjehem KRENARE QE JAM SHAIPTARE kur e shoh se kemi njerez te tille shendeti dhe gezimi qofshin me ju dhe gjith SHQIPTARINE

Mbrapsht në krye Shko poshtë besa-bese

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1178

Registration date :

27/10/2007

Anëtar i Besueshëm117827/10/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyFri Nov 16, 2007 6:37 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EFri Nov 16, 2007 6:37 pm

Mbetesh i pazavendesuar ne forumin tone vella Adem, mbetesh i tille edhe ne jetë, edhe ne familje edhe shoqeri.

Kemi nderin te te kemi ketu,
kemi nderin te lexojme kshillat tua,
kemi nderin qe ne mesin tone eshte Adem Berisha i cili me rreshtat e tij leshon mjaltë ne forumin tone dhe mbjell atdhedashurinë, na nxite te kultivojme ndjenja dashurie dhe krenarie per kombin dhe shqiptarinë, prandaj serish e pershendes per gjykimet e tija shume reale dhe tejet te qendrueshme.

Jam krenare qe t’ kemi njerez si ju ne mesin tonë xhaxha Adem Berisha, por ata te larteshenuarit, Alia, Sinani, Rrahmoni, Tefiki, Basria, Haliti e Llugiqi, dhashte zoti te kene ngordhur dhe me sa e di une ata skanë qene shqiptare por vetem shqipfoles ndonese ishin edhe Jugosllav te perbetuar edhe me nacionalitet.

Na vizitoni e shkruani sado qe keni kohe i madhi Adem Berisha

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sofra



Admin
Sofra

Male

Numri i postimeve

:

7564

Registration date :

13/08/2007

Admin756413/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 29, 2007 6:11 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 29, 2007 6:11 am


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Default JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Pixel

ALBANIAN BRAVEHEARTS – Sons of the Eagle

Për këtë temë më së miri më duket ta postojë këtë link i cili flet shumë për shqiptarët …..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sofra



Admin
Sofra

Male

Numri i postimeve

:

7564

Registration date :

13/08/2007

Admin756413/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyThu Nov 29, 2007 6:21 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EThu Nov 29, 2007 6:21 am

JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Default JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Pixel

Albania the secret of europe,a mystical country..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sofra



Admin
Sofra

Male

Numri i postimeve

:

7564

Registration date :

13/08/2007

Admin756413/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptySun Dec 02, 2007 6:31 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ESun Dec 02, 2007 6:31 am

Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 03, 2007 4:29 am, edituar 2 herë gjithsej

Mbrapsht në krye Shko poshtë Sy kaltri

Anëtar i Suksesshëm

Numri i postimeve

:

1972

Registration date :

09/08/2007

Anëtar i Suksesshëm197209/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptySun Dec 02, 2007 12:28 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ESun Dec 02, 2007 12:28 pm

Jam Krenar që jam Shqipëtarë

Nëse është Nevoja unë do të Flijohem për Shqipëtari

Rroft Bashkimi Kombëtarë

Mbrapsht në krye Shko poshtë Beton

Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve

:

5729

Vendi

:

Zvicër

Profesioni/Hobi

:

no money no honey

Registration date :

10/09/2007

Hero anëtar5729Zvicërno money no honey10/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptySun Dec 02, 2007 3:16 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ESun Dec 02, 2007 3:16 pm

Sofra e ke thene shume mire.!
Se Krenaria e shprehure me pune te mbare e sjellje njerzore eshte virtyt.

Por edhe nuk duhet tepruar me krenarine m’baje ne vete e mos fol shume qe dikure sa te ke qele mengjesi te kan kapure ne (burg) per nje fjal per nje hiq.!!!! veq pse e ndjen veten krenar qe te jeshe Shqiptar je pajtuar me jeten e Bugut. Pa keq kuptim te jeshe krenar nuk do te thote te futeshe ne (bug) pa pik faji..

E me krenarine e Demaokracise te perjashtone nga puna shefi qe edhe kafshaten e bukes te gojes nuk ke..!!!
Te qenurit krenar nuk do te thote te humbishe kafshaten e bukes te gojes..

…by to Beton

Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com STUPCAT

Anëtar aktiv
avatar

Male

Numri i postimeve

:

626

Age

:

40

Registration date :

17/09/2007

Anëtar aktiv6264017/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptySun Dec 02, 2007 4:59 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ESun Dec 02, 2007 4:59 pm

hmmm skam qka me fol se lexova ren por me kto fjal qe paska than sofra dhe beton jan shum me ven se as nuk tregohet krenaria e as vet vetja me fjal gojes por te gjidhat tregohen me koh me pun e me sjellje qe i ka secilli pra ju pershendes krenarin let te majm mrena e let ti grahmi punes se edhe aja fjala osht pun pun nat e dit per me pa pakes drit tungi

Mbrapsht në krye Shko poshtë besa-bese

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1178

Registration date :

27/10/2007

Anëtar i Besueshëm117827/10/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptySun Dec 02, 2007 5:34 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ESun Dec 02, 2007 5:34 pm

Po mendoj se krenaria shqiptare ka rrenje te thella, pamvaresisht periudhave neper te cilat eci historia, gjithmone shqiptaret kishin ndjenje te veqante identitetin dhe prejaardhjen e tyre e kurr ska munguar rreshti i bukur shkruar e bukur theksuar “jam krenar qe jam shqiptar”!

mirepo pse afer drunjeve te thatë digjen nganjehere edhe ata qe jane ende të njomë, kjo ska dert meqë “mal pa ujk nuk ka”.

Si popull i vogel qe jemi por me nje histori dhe origjine me te vjetren ne ballkan ne kemi pse te jemi krenar, e them ne pergjidhsi sepse perballe fqinjesise se ndyte sllave, perballe vuajtjeve, burgosjeve, masakrimeve gjate historise, perballë nje pushtuesi shume te paskrubullt dhe armik nder shekuj, ne kurr s’u gjunjëzuam, por ne vazhdimsi kemi dhene ate qe kemi mundur.

Ska koment se nder ne shqiptaret sikurse edhe tek popujt tjere ka pasur shqiptare qe skane punuar ne mbrojtje te atdheut te tyre por ishin ne sherbim te spiunllëqeve, vllavrasjeve etj, mirepo historia i ka ne gjiun e saj te gjitha dhe ajo nuk harrohet dot.

Krenarine shqiptare e shton sejcili nese niset nga vetvetja, kudo qe te jemi si ne atdhe edhe jasht tij, ne qe jemi jasht atdheut tone duhet te jemi ambasadore te shtetit tone ende te pa formuar, ne duhet te jemi prezantues te vlerave te stdheut, por qe perseri dikush i dhunon vlerat dhe na e humb imaxhin e krijuar ne nje mase, kjo prap mbetet prezente.

Edhe une mendoj se krenaria mundet edhe te mos duket, por sado kudo ajo reflektohet tek ai qe e ka si ne brendi , si ne publik!

Mbrapsht në krye Shko poshtë Euridika

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1408

Vendi

:

Kosovë

Registration date :

11/11/2007

Anëtar i Besueshëm1408Kosovë11/11/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMon Dec 03, 2007 5:27 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EMon Dec 03, 2007 5:27 pm

Te nderuar ,
lexova postimet e juaja ( Sofra,Beton ,besa-bese ..)dhe vertete ska shume te shtohet ketu.
Sofra, me tre video-t qe ke sjell ketu ska se si mos te rrenqethet trupi tek i shikon,ska se si te mos perlotesh dhe te ndjehesh krenar kur i shikon ..
Sa vend i bukur ,sa njerez te medhenj me vepra te medha ,jo vetem ne suaza kombetare por edhe me gjere ..
Ne edhe mund te mos themi qe jemi krenar por vete tema eshte hapur per kete qellim dhe mendoj qe eshte mjaft me vend ,andaj te mos hezitojme te tregojme te mirat dhe begatite qe ka vendi yne . Pikerisht per arsyen ,qe cdohere te huajt mundohen te njollosin shqiptaret (në nderkohe qe ne te huajt vetem i lavderojme ,bile ka raste ekstreme qe vetem nese nuk flet shqip na duket me i “ngritur”).
Per te metat e kombit tone ,ndoshta do te behej nje liste e gjate por krahasuar me vetite,virtytet ajo humbet kuptimin .
Krejt cka mund te bejme eshte te cmojme ato virtyte ato vlera qe I kemi dhe I kemi vetem ne dhe te luftojme ato te ligat ,qe pa dyshim i ka cdo popull .
Deri ne piken e fundit te gjakut, jam shume PO shume krenare qe jam shqiptare
“E keqja triumfon vetem atehere kur te miret nuk bejne asgje “
Me respekt Euridika
——————————————–
<Ti Shqipëri më ep nderë
Më ep emrin Shqipëtar>

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sofra



Admin
Sofra

Male

Numri i postimeve

:

7564

Registration date :

13/08/2007

Admin756413/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMon Dec 03, 2007 10:00 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EMon Dec 03, 2007 10:00 pm


Ja edhe ca të tjera po i sjell për forumistët.

JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Default TokaShqi…

JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Default JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Pixel
WELCOME TO ALBANIA

JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Default JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Pixel

Albania’s ancient history

Më vjen mirë që Euridikës i paskan pëlqyer linket të cilat i kam sjellur në forum.Ja edhe ca të tjera po i sjell për forumistët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë Euridika

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1408

Vendi

:

Kosovë

Registration date :

11/11/2007

Anëtar i Besueshëm1408Kosovë11/11/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 2:40 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ETue Dec 04, 2007 2:40 am

Falemiderit Sofra ,
vertetë Hyjnore keto pamje

Mbrapsht në krye Shko poshtë Kosovarja

Admin

Female

Numri i postimeve

:

4833

Age

:

35

Vendi

:

Jashtokësore!

Registration date :

14/08/2007

Admin483335Jashtokësore!14/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 6:52 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ETue Dec 04, 2007 6:52 pm

C’fare kemi bere apo arritur qe te jemi krenare?
Pse u dashka krenaria?
Duhet te ndihem krenare me realitetin e sotem Shqiptar?

Duhet te ndihem krenare me shtetin, qeverine dhe partite politike shqiptare?

Duhet te ndihem krenar me Drejtesine shqiptare?

Duhet te ndihem krenare me ekonomine shqiptare? Kesaj i thone krenari plot e barku bosh……

Duhet te ndihem krenaer per femijet shqiptare qe trafikohen jashte per organet e tyre?

Qe te mos kete ndonje keqkuptim ketu personalisht asnjehere e ne asnje vend nuk e kam mohuar apo fshehur qe jam shqiptare…..
Nese do te duhej te ndihesha krenare atehere do te isha krenare me historine e trojeve tona , me bukurine shqiptare, me lumenjte fushat dhe malet e saj por jo me realitetin e saj…..Zoti na dhuroi nje pozite gjeografike te favorshme por qe ne nuk e shfrytezojme sic duhet…….
Mireupafshim!

Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com Beton

Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve

:

5729

Vendi

:

Zvicër

Profesioni/Hobi

:

no money no honey

Registration date :

10/09/2007

Hero anëtar5729Zvicërno money no honey10/09/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 7:24 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ETue Dec 04, 2007 7:24 pm

Krenaria nuk blehet Fitohet,nuk e gjene askushe dote ne rruge falas duhet te punohet,nese jemi kaluse ne kete bote nuk duhet veture vetes pas shume viteve ç’bera ketu prandaj te ndiheshe krenar veprat jane ata qe tregoin Krenarin..!!!!

…By To Beton

Mbrapsht në krye Shko poshtë http://www.bashkimikombetar.com

shaban cakolli



V.I.P

Numri i postimeve

:

8740

Registration date :

23/08/2007

V.I.P874023/08/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 8:03 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ETue Dec 04, 2007 8:03 pm

z.Beton,keni mirëkuptimin,nuk po dua të mohoj ate që thoni ju,por!!!

Krenaria jonë nuk u ble,ajo u fitua me gjakun e trimave dhe trimëreshave më të shtrejta të popullit.Po këtë krenari sikur e muarën dhe e zbehën disa matrazap,që kur populli flijohej,atyre nuk ju kishte futur therrë në këmbë.Tani ne nuk themi se nuk jemi krenarë që jemi shqiptar,por këtë krenari po na ezbehin pikërisht ata që i cekëim më lart.Cilën vepër mund të e bëjmë ne sot?Të bësh veprën duhesh të jeshë i lirë dhe të gjejsh përkrahëje.Cilën vepër mund të bësh për atdheun nëse vet je i uritur,dhe familja nuk kanë korë buke?Cilën vepër mund të bësh për atdheun,nëse nuk ke kulm mbi kokë?Cilën vepër mund tëbëshpër atdheun ,nëse nuk ke punë?Nëse të kanë humbur pjestarët e familjes dhe nuk i gjenë dot,nëse ke invalid që është sakatosur për këto troje,e nuk ke lekët për një kontrollë te mjeku,nëse fëmiu detyrohet të punoj me karrocë ne treg,për të ble laps dhe fletore,nese dikush të vret pjestarin e familjes dhe organet e rendit nuk e zbulojnë kurrë,etj….Të punosh dhe ndërtosh atdheun,duhet të ipet punë,që një pjesë të pagës të ndashë për atdhe,pjesën tjetër për familjen.
E madhja Nënë Tereza ka thënë”Plagët nuk kanë atdhe,atdheu i tyre është dhimbja”.Megjithatë shqiptarët nëpër shekuj e kanë fituar krenarinë e tyre.Kjo krenari është historia që bënë burrat e mëdhenj të kombit,dhe dhuntiaqë lartëmadhëria ja dha tokës shqiptare,të cilën e lakmuan dhe gllabëruan shumë armiqët tanë.Krenaria që na sollën burrat e mëdhenjë të kombit nëpër shekuj deri në ditët e sotme ,po na mbanë gjallë dhe jemi krenar që jemi shqiptar,por kjo krenari sa ndihet e lodhur,por me shpresë që një ditë po jetësohet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë Euridika

Anëtar i Besueshëm
avatar

Female

Numri i postimeve

:

1408

Vendi

:

Kosovë

Registration date :

11/11/2007

Anëtar i Besueshëm1408Kosovë11/11/2007


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 10:43 pm

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/ETue Dec 04, 2007 10:43 pm

Përshëndetje ,
Te nderuar bashkeforumist ,
Lexova postimet e juaja dhe plotesisht pajtohem me shqetësimet e juaja për të ardhmen tonë.
Është e vertetë qe për momentin ndoshta nuk mund të jemi krenar me shtetin tonë dhe funksionimin e tij mirepo mendoj që kjo teme mban nje titull tjetër “Jam krenae që jam shqiptarë” .Cdo popull ne botë ka te metat dhe virtytet ,që doemos e bejnë atë të eci drejt perparimit apo edhe ta lënë prapa me shekuj ,mirepo jo gjithehere varet nga ata vetë.
Unë personalisht , në asnjë moment ne asnjë mënyre nuk do ta ulja koken se jam shqiptar .
Tani mund edhe të më keqkuptoni disa por ska dert ,këtë që e them e them nga thellësia e shpirtit dhe do t’a them gjithmonë .Mendoj qe njof mjaft mire popullin tim sa per të kuptuar pse jemi në këtë gjendje,pse jemi këtu ku jemi dhe pse ndodhin këto gjera qe po ndodhin.
Kurr nuk e arsyetoj faktin se pse ka korrupcion ,se pse ka papunësi ,se pse ka varferi ….
Por arsyen dhe fajin assesi nuk ia vë popullit , shkaktari I ka rrenjet tjeter kund
Po pershkruaj ne vazhdim fjalet e nje diplomati amerikan qe kishte qene ne ballkan- Shqiperi ne kohen e Princ VIdit ne nje komision observator nderkombetar I cili do te udhehiqte dhe do te bashkepunonte me Qeverine e Vidit.
“Faji I diplomacies europiane
…………………
Nëqoftëse me të vertëtë bashkimi slav është një kanosje për civilizimin Perëndimorm sigurisht historia e diplomacies përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruaraleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë,pengesë më të madhe të triumfit të sajmpor në qoftë se ky bashkim (bashkimi I bretërise Ruse me shtetes slave të ballkanit ) është një përrallë eçpikur ose një arsyetim fallco ,atëherë diplomacia Europeane duhet të quhet fajtor ndaj krimit që bën duke mbajtur Ballkanin nën zgjedhen e dobët të Turqisë (sipas autorit europa perkrahu sundimin turk ne Balkan ne menyr qe të pengonte formimin e një perandorie te re Ruse e cila kerkonte me cdo kusht dalje ne limante e Shqiperise ,të Greaise dhe Turqise ),Në njëren prej këtyre du çengeleve qe jan përgjigja e ketij problem , duhet të mvaret kjo dipllomaci.
Edhe në qofte se vërtëtë kanosja slave qe një pretendim dhe shtetet e mëdha deshën vetëm të gjenin shkak për të mnbajtur Rusinë larg nga Mesdheu, vuajtjet dhe fatkeqesitë e Shqiperisë varen mbi dyert e tyre sepse Shqipëria vuajti vetëm prej faj të tyre….
…………..
Po të kishte prishur Europa një shekull më parë sundimin Otoman në Europëmpatjetër faqja e civilizimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do te kishin një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mund që ne rrugën e paqes,do të ishin më të përparuara në pasuri,në edukatë , neë tregti dhe industry; në vend që sot jan tëvarfër e të shkatrruar nga luftra të vazhdueshme , të cilat jan shkaktuar vetëm e vetëm se kërkonin të liroheshin nga zgjedha .
Shqipëria tash do të ishte një shtet I lulëzuar e I përparuar….”
…. Shtete e Europes kan bërtitur se shqiptarët janë një populli egërm I pabindur e barbar,por nga ana tjetër deshën të krijojneë një qeveri papyetur dëshirat e tyre,pa iu siguruar ndonjë far lirie ose të drejta trashëgimore……
…Ata prenë copa me rëndësi nga toka shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në Verim ,ne Jug dhe në Lindje,…
Me këtë shpirt I dënoi europa shqiptarët me robërinë e ndyrë dhe veçiimin e tyre nga bota e jashtme dhe me shtypjen e pasurisë dhe të industrisë së tyre,……. “ (Georg F.Williams)

<Djali im ,ti nuke di se me sa pak mëshirë qeveriste Bota > -Oxenstierne(1583-1654) ,kancelari I Suedise , ( ishte anglez )

FUND

***************************************************************************

Sa e dhimbshme kjo historia e popullit shqiptar ,
Por prap mbijetuam … …(I.B.)

Mbrapsht në krye Shko poshtë Vizitor

avatar

Vizitor


JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMon Dec 10, 2007 3:58 am

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/EMon Dec 10, 2007 3:58 am

Nuk duhet ti marrim vetem gjerat negative te cilat mendoj se i kemi te pakta si popull, por duhe ti marrim gjerat pozitive dhe te krenohemi me ato. Njera nder arsyet kryesore qe duhet te ndihemi krenar se jem Shqiptar eshte se: kurr asnjeher nuk i kemi ber keq asnje populli tjeter, gje per te cilen nuk mund te krenohet asnje popull tjeter.
Ky eshte vetem mendim i imi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë Sponsored content

JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 EmptyMesazhTitulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E   JAM KRENAR/E  QË  JAM SHQIPTARË/E - Faqe 3 Empty

Titulli: Re: JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E

Mbrapsht në krye Shko poshtë  

JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E

Mbrapsht në krye 

Faqja 2 e 4

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët - Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët +

Kërce tek:  

Latest news

Must read

You might also likeRELATED
Recommended to you