Lajmet ShqiperiseKur fryrja e barkut nuk është normale?

Kur fryrja e barkut nuk është normale?

-

15.06.2021 – 08:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur fryrja e barkut nuk është normale?

Mjeku: Mbi 30% e njerëzve ankohen për fryrje të shpeshtë barku. Edhe pse disa ushqime (pijet e gazuara apo perimet) bëhen shpesh shkak për fryrjen e barkut, ndonjëherë mund të tregojë për ndonjë problem shëndetësor më të rëndë. Bëni një vizitë tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme së bashku me fryrjen kronike të barkut.

Dhimbje në pjesën e legenit

Edhe pse rrallë, mund të paralajmërojë për kancer ovarial, sidomos nëse shoqërohet me simptoma të tjera, si ndjesia e ngopjes menjëherë ndërkohë që hani apo nevoja urgjente për të urinuar apo jashtëqitur.

Kjo shkaktohet nga akumulimi fluid në pjesën abdominale dhe/ose presioni i shkaktuar nga një masë ovariale në pjesën abdominale ose të legenit.

Çfarë duhet të bëni: Mos përhapni panik, duke qenë se shumë prej këtyre simptomave lidhen me një gjendje të parrezikshme, si fibroidet. Megjithatë, duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Rënie në peshë

Rreth 1% e popullsisë vuan nga sëmundja celiake, një gjendje kur trupi ka një reagim autoimun ndaj glutenit që dëmton pjesën e brendshme intestinale. Ndodh shpesh që kjo sëmundje të keqdiagnostikohet. Edhe pe shenjat më të zakonshme janë diarreja ose rënia në peshë rreth gjysma e personave me sëmundjen celiake kanë disa shenjat që nuk lidhen me traktin gastrointestinal, si anemia, skuqjet në lëkurë, dhimbja e kokës dhe fazat e para të osteoporozës.

Çfarë duhet të bëni: Bëni një vizitë tek gastroenterologu. Ai mund t’ju kërkojë të bëni një test gjaku për disa antitrupa të caktuar në gjak që tregojnë për sëmundjen celiake. Nëse është pozitiv, do t’ju duhet të bëni endoskopinë, kështu mjeku mund të marrë mostra të vogla indesh nga zorra e hollë për ta kontrolluar për dëmtime. Nëse keni sëmundjen celiake, duhet të ndiqni patjetër një dietë pa gluten.

Dhimbje therëse në pjesën abdominale

Është e lehtë t’i ngatërrosh këto dhimbje me ato të ciklit menstrual apo një virusi në stomak, megjithatë, nëse ato janë në pjesën e poshtme të belit (majtas), mund të vuani nga divertikuli stomakut. Divertikuli është një si xhep i vogël që formohet në sipërfaqe të pjesës së poshtme të zorrës dhe fillon të inflamohet. Edhe pse tradicionalisht është konsideruar si sëmundja e të moshuarve, janë shtuar shumë rastet edhe tek njerëzit nën moshën 40 vjeç.

Çfarë duhet të bëni: Dhimbjet e tmerrshme, sidomos nëse shoqërohet edhe me ethe, kërkojnë vizitë të menjëhershme tek mjeku. Mund t’ju duhet të bëni një test gjaku, urine dhe të jashtëqitjes për të përjashtuar burimet e tjera të infeksionit dhe, nëse dyshohet për divertikul të stomakut, mund t’ju duhet të bëni një skaner CT. Trajtimi bëhet me antibiotikë; mund t’ju duhet të ndiqni gjithashtu një dietë me lëngje për disa ditë derisa të shërohen zorrët.

Pas shërimit, duhet të merrni masa për të parandaluar rishfaqjen e sëmundjes duke ngrënë sa më shumë fibra.

Shkarkime vaginale me një erë kundërmuese

Rreth 5% e të gjitha femrave në moshën riprodhuese (18-44 vjeç) janë prekur në një moment të jetës së tyre nga sëmundja inflamatore pelvike, një gjendje ku një sëmundje seksualisht e tranmetueshme, si klamidia apo gonorre, kalojnë nga vagina në tubat fallopianë ose mirë dhe shkaktojnë ethe, të dridhura, dhe, nëse lihen pa trajtuar, mund të çojnë edhe në infertilitet.

Në fazat e hershme, simptomat mund të jenë të vagullta, si dhimbje të lehta në pjesën e legenit, çrregullime të ciklit menstrual ose vështirësi në urinim.

Çfarë duhet të bëni: Lini një takim me një gjinekolog. Mjeku do t’ju bëjë një ekzaminim të pjesës së legenit, për t’ju kontrolluar për klamidinë dhe gonorrean, dhe më pas duhet të bëni teste të gjakut dhe urinës për ndonjë infeksion. Ka raste kur është e nevojshme të kryhen edhe eko apo laparoskopi për të parë se sa shumë mund të jetë përhapur infeksioni. Trajtimi bëhet me antibiotikë dhe, në raste shumë të rralla, me operacion.

Diarre me gjak

Fryrja e barkut e shoqëruar me dhimbje të shpeshta në stomak mund të jenë shpesh e ndonjë sëmundje inflamatore të zorrës, ai sëmundja e Crohn ose koliti ulcerativ. Të dyja këto sëmundje shkaktojnë inflamacion të traktit digjestiv.

Mbi 40% e pacientëve kanë gjithashtu simptoma që nuk lidhen me traktin gastrointestinal, si probleme me shikimin (zakonisht dhimbje të syve dhe shikim të turbullt), skuqje të lëkurës dhe plogështi.

Çfarë duhet të bëni: Mjeku i familjes mund t’ju referojë tek një specialist gastrointestinal, i cili do t’ju kryejë disa teste, si analiza e gjakut për të parë për inflamacion, analizë të jashtëqitjes për të parë për ndonjë infeksion të shkaktuar nga ndonjë bakter apo parazit; dhe endoskopi për të ekzaminuar pjesë të traktit digjestiv. Lajmi i mirë është se ka një sërë trajtimesh të reja efikase për kurimin e këtyre sëmundjeve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

Latest news

Anna safroncik net worth: biography, wiki, career& lifestyle

anna safroncik is a Ukrainian-conceived entertainer who is most popular for working Italian Television arrangement and films like...

Come abbinare i sandali gioiello: idee outfit

L’bella stagione deve di validità valere sinonimo nel corso di infradito nel corso di chewing-gum, pur restando ...

Imma tataranni

Scopri soggetto della fiction a causa di cavallone su Rai 1 martedì 13 ottobre 2020. The inner life of...

Astrology and natal chart of elena santarelli, born on 1981

You will find below the horoscope of elena santarelli with her interactive chart, an excerpt of her astrological portrait...

Barbara edens’ remarkable life and career in pictures

barbara eden is an actress whose career has placed her per the spotlight stage, television, and of...

Melissa gilbert: 50 years of life on and off the ‘prairie’ from 1970 to 2021

UPDATED 4/13/2021 It’s tough to think about actress melissa gilbert and not have the image of her as Little House...

Must read

You might also likeRELATED
Recommended to you