Marin Barleti-histria E Skenderbeut [dvlrpwyw1p4z]

Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.

Marin Barleti-Histria e Skenderbeut Marin Barleti-Histria e Skenderbeut

Në bibliografinë I, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” gjejmë materiale të ndryshme që lidhen me Skënderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili është edhe historiani dhe kronisti më i saktë i figurës së heroit kombëtar të shqiptarëve. Vepra ‘Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)’ (Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, princit të epirotëve) është përveç ‘Rrethimi i Shkodrës’ (De Obsidione Scodrensi, 1504) një prej veprave mbi të cilën janë referuar shpeshherë historianët. Lidhur me autorin, jetën dhe veprën e tij, nuk kemi mundur akoma të grumbullojmë materiale sinjifikative, por në pritje të një kompletimi të të dhënave për të, dhe citimit të veprave të tij, qoftë lidhur me veprën “Rrethimi i Shkodrës” apo vepra të tjera, po publikojmë këtu shkrimin “Skënderbeu” nga vëllimi “Historia e heronjve” të baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet për veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Është një personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur në Norvegji, në kohën kur Norvegjia i përkiste mbretërisë së Danimarkës. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalët: “Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori.” Skënderbeu – nga Ludvig Holberg (Përshtatur në shqip prej një danishteje të vjetër nga Arben Çokaj) Dikur para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies së principatave lindore, qeveriste në Epir një prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër djem, ku më i riu quhej Gjergj, heroi, jetën e të cilit do përshkruaj… Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse të gjitha vendet rreth Greqisë, iu desh edhe Gjon Kastriotit të nënshtrohej dhe të japë peng birin e tij Gjergjin së bashku me vëllezërit e tij. Murati i bëri ata synet sipas mënyrës turke dhe Gjergjit i dha menjëherë një emër tjetër, pikërisht Skënderbeg, që do të thotë Aleksandri i madh, ku tregohet, se çfarë përshtypjeje kishte krijuar ai për këtë epiriot të ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mësoi në fëmijërinë e tij me një shpejtësi të admirueshme shkenca dhe gjuhë të ndryshme, çuditërisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak më tepër në moshë la të kuptojë se s’kishte dëshirë më të vogël për të nxënë ushtrimet ushtarake, kështu që i dha Sulltanit sinjale të tilla dhe ai e bëri atë menjëherë Sanxhak, që ka vlerë thuajse të barabartë me një Pasha. Në moshën 19-vjeçare ai ndoqi luftën në Azi, dhe pas një kohe të shkurtër atij iu dha komanda e një ushtrie; nga ku ai provoi të tregonte një guxim e kurajo të tillë, saqë emri i tij u bë i njohur gjithkund. Kur ai pas shumë fitoreve u kthye përsëri në Adrianopol, ku ishtë selia e Sulltanit turk, u bë një dyluftim krenarie nga një shqiptar, i cili për t’i lënë njerëzit të shihnin fuqinë dhe burrërinë e tij, sfidoi një nga njerëzit e Sulltanit. Por askush s’kishte dëshirë të kishte të bënte me këtë shqiptar të egër, përjashto Skënderbeun, i cili guxoi të shkonte, dhe me lehtësi fitoi në këtë beteje të madhe. …(pas dezertimit të Skënderbeut dhe dështimit të osmanëve herë pas here)… E gjithë bota po çuditej për fuqinë e Turqisë, që kaq shpesh e kishte tronditur Evropën dhe Azinë, të thyhej nga një provincë e vogël; një shembull i çuditshëm se si cilësitë dhe zotësitë e një njeriu, të një vendi të vetëm mund të bënin. Murati e vuri re tani se çfarë rëndësie kishte fakti që Skënderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftën në një mënyrë tjetër, që s’e kishte bërë më parë, dhe krijoi idenë se në personin e Skënderbeut ai kishte të bënte me të gjithë krishtërimin dhe njëkohësisht Persinë, në mënyrë që të mos ishte vetëm e nevojshme të krijonte një ushtri të madhe, por edhe ta drejtonte atë vetë. … Kur Skënderbeu ishte pranë vdekjes, shtrirë dhe me temperaturë të lartë, ndodhi një sulm i ri turk. U hodh përpjetë nga krevati dhe deshi të armatosej përsëri sipas zakonit, por pafuqia s’e la ta bënte diçka të tillë, prandaj dhe u shtri në krevat dhe vdiq pak kohë më pas. Mund të thuhet për këtë burrë, se ai ishte heroi më i Page 1

See also  Triko per femra, e zeze

Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.

Marin Barleti-Histria e Skenderbeut madh, dhe askush, as në historinë e vjetër dhe as në atë të re nuk mund të krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më e çuditshme se sa të shohësh një princ të vogël me një grusht njerëzisht të drejtojë luftën kundër dy monarkëve, nga të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithë Evropa u dridhën dhe u tmerruan. Ai i shkatërroi plotësisht 20 ushtri të fuqishme, vetë shumicën e komandantëve dhe luftëtarëve, që e sfiduan atë, me dorën e vet. Dhe shkruesit e kohës dëshmojnë, se në këto konflikte ai ka vrarë rreth 3000 vetë me shpatën e tij, gjë që është më shumë se ç’mund të thuhet për çdo njeri tjetër mbi tokë. Zotësia dhe burrëria e tij u shoqërua nga mëshira dhe butësia. Ai kishte një zell të veçantë për besimin kristian dhe kjo duket nga të gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftëtari i Krishtit. Historia e tij është përshkruar nga shumë, por e përkryer është historia e një epirioti, Marin Barletit, në 13 vëllime, të cilët unë i kam ndjekur nga afër. I njëjti Barlet dëshmon se qëkur turqit e pushtuan atë qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrën eshtrat e tij nga varri e i ndanë copa-copa dhe i përdorën ato si relike të shenjta duke i varur rreth qafës e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte më pas. Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori.

Page 2

Leave a Reply