Mbrojtja në punë përfshin tërësinë e dispozitave, masave teknike, shëndetësore e shoqërore që kanë për qëllim sigurimin e kushteve sa më të përshtatshme për të parandaluar aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe disa sëmundje tjera të përgjithshme që lidhen me mjedisin e punës, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Nocioni i mbrojtjes në punë në kuptimin e gjerë ka të bëjë me sistemin e masave dhe mjeteve për mbrojtjen e punëtorit, si në aspektin e legjislacionit të punës, ashtu edhe në aspektin e aplikimit të masave teknike, organizative dhe masave tjera me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.  Me mbrojtje në punë nënkuptohet e drejta e punëtorëve për mbrojtje në punë si dhe obligimet e tij që ti aplikojë rregullat e përcaktuara të masave mbrojtëse. Sistemi i mbrojtjes i cili rrjedh nga legjislacioni ynë i punës përfshin normat juridike, të cilat rregullojnë të drejtat dhe obligimet në aspektin e kufizimit të kohës së punës, pushimit, mbrojtjes së të rinjve dhe grave, etj. Sistemi i mbrojtjes në punë si dhe normat që i referohen kësaj mbrojtje  ndahen në dy grupe dhe përfshijnë: mbrojtjen e përgjithshme në punë dhe mbrojtjen e veçantë.

Normat ligjore të miratuara kërkojnëtë garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eliminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre.

Parime të përgjithshme për punëdhënësin

Punëdhënësi detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Punëdhënësi nuk shkarkohet nga përgjegjësia edhe në rastet kur ai kontrakton persona ose kur kryen shërbime të specializuara jashtë ndërmarrjes/institucionit.
Punëdhënësi, në marrjen e masave për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit në punë, udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë gjinor.
Detyrimet e punëmarrësve në fushën e sigurisë e të shëndetit në punë nuk cenojnë parimin e përgjegjësisë së punëdhënësit.
Detyrimet e punëdhënësit për marrjen e masave të veçanta për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit në punë të punëmarrësve, gra shtatzëna, të atyre që sapo kanë lindur e të atyre me fëmijë në gji, nuk vlerësohen diskriminuese, për shkak të gjinisë.

Detyrime të përgjithshme të punëdhënësve

Punëdhënësi, për sigurimin e mbrojtjes së punëmarrësve në të gjitha aspektet, që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, merr masat e nevojshme nëpërmjet:

  • parandalimit të rreziqeve për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;
  • informimit dhe formimit profesional të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre;
  • organizimit të mbrojtjes kolektive dhe individuale;
See also  Këto 36 pyetje mund të bëjnë këdo që të bjerë në dashuri me ju

ç)  sigurimit të organizimit të vendit të punës e të mjeteve të nevojshme.

Punëdhënësi kujdeset për përditësimin e masave të parashikuara më lart, duke marrë parasysh ndryshimet e rrethanave, për përmirësimin e situatave ekzistuese.
Punëdhënësi zbaton masat e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni, në bazë të parimeve të përgjithshme të parandalimit, si:

  • shmangien e rreziqeve;
  • vlerësimin e rreziqeve, të cilat nuk mund të shmangen;
  • luftën ndaj rrezikut që në burim;

ç) përshtatjen e procesit të punës me punëmarrësin, veçanërisht për sa i përket konceptimit të vendit të punës, zgjedhjes së pajisjeve të punës, si dhe metodave të punës e të prodhimit, me qëllim që të zbusë, në mënyrë të veçantë, punën njëtrajtësisht të përsëritshme dhe punën e normuar e të zvogëlojë efektet e tyre mbi shëndetin;

d)  përshtatjen e procesit të punës me zhvillimin e teknologjive;

dh) zëvendësimin e asaj që është e rrezikshme me atë që nuk është e rrezikshme, ose me atë që është më pak e rrezikshme;

e)   ndërmarrjen e masave parandaluese, gjithëpërfshirëse dhe koherente, të cilat mbulojnë teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet sociale dhe ndikimin e faktorëve, që lidhen me mjedisin e punës;

ë)   dhënien e përparësisë për masat e mbrojtjes kolektive, në raport me ato të mbrojtjes individuale;

f)   dhënien e udhëzimeve të duhura punëmarrësve.

Punëdhënësi, pa cenuar dispozitat e tjera të këtij ligji, duke pasur parasysh natyrën e veprimtarive të ndërmarrjes/institucionit, vlerëson rreziqet për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, përfshirë përzgjedhjen e pajisjeve, të substancave ose preparateve kimike dhe mënyrën e rregullimit të vendeve të punës, në përputhje me masat e duhura mbrojtëse.
Pas kryerjes së vlerësimit të përcaktuar dhe nëse është e nevojshme, punëdhënësit duhet:

të garantojnë një nivel më të mirë të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve;
të integrohen në tërësinë veprimtarive të ndërmarrjes e të institucionit, si dhe në të gjitha nivelet hierarkike;
të marrin parasysh aftësitë e punëmarrësit në fushën e shëndetit e të sigurisë për çdo detyrë që i caktohet;

ç.  të zhvillojnë këshillime me punëmarrësit dhe me përfaqësuesit e tyre, me objekt planifikimin e futjen e teknologjive të reja, duke vënë në dukje pasojat e tyre për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, pasoja të cilat lidhen me përzgjedhjen e pajisjeve, rregullimin e kushteve të punës dhe ndikimin e kushteve të mjedisit;

të marrin masat e duhura, me qëllim që vetëm punëmarrësit, të cilët kanë marrë udhëzime të përshtatshme, të futen në zonat me rrezik të madh dhe specifik.

Në rastin kur punëmarrësit e shumë ndërmarrjeve përdorin të njëjtin vend pune, punëdhënësit duhet:

  • të bashkëpunojnë për zbatimin e dispozitave për sigurinë, higjienën dhe shëndetin, duke pasur parasysh natyrën e veprimtarisë së punës;
  • të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre, me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e rreziqeve profesionale, duke caktuar një koordinator për sigurinë dhe shëndetin;
  • të shkëmbejnë reciprokisht informacione për këto rreziqe, për të cilat të vënë në dijeni punëmarrësit përkatës ose përfaqësuesit e tyre.
See also  Bankat, një nga sektorët më solidë të ekonomisë në Kosovë |

Masat që marrin punëdhënësit për sigurinë, higjienën dhe shëndetin në punë nuk kanë efekt financiar për punëmarrësit.

Punëdhënësi ngarkon një ose disa punëmarrës, që të merren me çështjet e mbrojtjes, të sigurisë e shëndetit në punë dhe të parandalimit të rreziqeve profesionale në ndërmarrje/institucion.

Punëdhënësi merr masa paraprake për të organizuar dhënien e ndihmës së parë, mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimin në rastet kur ka rrezik për të ndodhur ngjarje; për të ulur, sa më shumë të jetë e mundur, kërcënimet për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve e të personave të tjerë të pranishëm;organizon dhe siguron evakuimin e shpëtimin e punëmarrësit në rast ngjarjesh ose aksidentesh të papritura, që kërcënojnë sigurinë dhe shëndetin e tyre;

Punëdhënësi duhet të informojë, sa më shpejt të jetë e mundur, të gjithë punëmarrësit që janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj një rreziku të rëndë dhe të menjëhershëm, për rrezikun e për masat e marra ose që do të merren për mbrojtjen e tyre;të japë udhëzimet e duhura e të marrë masa për t’i lejuar punëmarrësit, në rast rreziku të rëndë, të menjëhershëm dhe të pashmangshëm, të ndalojnë veprimtarinë e tyre dhe të lënë në mënyrë të menjëhershme vendin e punës, duke kaluar në një vend të sigurt;

Punëdhënësi, për garantimin e zbatimit të masave për të parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, ka këto detyrime:

a) siguron dhe kontrollon cilësinë e kryerjes së shërbimeve të personave përgjegjës ose të shërbimeve të jashtme të kontraktuara prej tij për sigurinë e shëndetin në punë;

b) merr masat për të siguruar materialet e nevojshme për informimin dhe trajnimin e punëmarrësve, si për shembull postera, fletushka, filma, filmime të lidhura me sigurinë dhe shëndetin në punë;

c) siguron informimin e çdo personi përpara fillimit të punës, për rreziqet ndaj të cilave ai mund të ekspozohet në vendin e punës, si dhe për masat parandaluese dhe mbrojtëse që nevojiten;

ç) siguron që punëmarrësit të jenë të pajisur me lejet e ushtrimit të profesioneve, të cilat parashikohen me akte ligjore të veçanta;

See also  Lokomotiva e parë me avull në botë: Historia dhe interesante faktet

d) siguron funksionimin e vazhdueshëm dhe të duhur të sistemeve dhe mjeteve mbrojtëse, mjeteve të matjes dhe të kontrollit, si dhe të pajisjeve të diktimit, mbajtjes nën kontroll dhe neutralizimit të substancave të rrezikshme, që çlirohen gjatë zhvillimit të proceseve teknologjike;

dh) merr në punë çdo punëmarrës, në bazë të ekzaminimit mjekësor të tij, në varësi të vendit të punës;

e) vë në dispozicion të inspektorëve të punës, gjatë inspektimit ose hetimit të ngjarjeve, dokumentacionin e nevojshëm dhe informacionin e kërkuar;

ë) bën rregullimet e nevojshme për të realizuar masat, që kërkohen nga inspektorët e punës gjatë inspektimeve ose hetimeve të ngjarjeve;

f) lejon përfaqësuesin e punëmarrësve, me kërkesën e këtij të fundit, të marrë pjesë gjatë vizitës së inspektimit, si dhe në rastet e hetimit të ngjarjeve;

g) ngarkon, me kërkesën e inspektorit të punës, punëmarrësit të marrin pjesë në inspektimin dhe hetimin e ngjarjeve;

gj) ruan të gjitha provat në vendngjarjen e një aksidenti me pasojë vdekje, qoftë ky dhe kolektiv, me përjashtim të rasteve kur ruajtja e vendngjarjes çon në një tjetër aksident ose rrezikon jetën, si të personave të dëmtuar, ashtu dhe të personave të tjerë;

h) pajis punëmarrësit, në mënyrë të detyrueshme, me pajisje mbrojtëse individuale, në rast të dëmtimit ose humbjes së cilësive mbrojtëse të pajisjeve të mëparshme.

Punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre duhet të kenë mundësinë:

a) për të paraqitur vëzhgimet, vlerësimet dhe verifikimet e bëra prej tyre në Inspektoratin Shtetëror të Punës;

b) për t’iu drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, kur mendojnë se masat e marra dhe mjetet e përdorura nga punëdhënësi nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurimin e shëndetit në punë.

Çdo punëmarrës vepron në përputhje me arsimin dhe kualifikimin e tij, si dhe me udhëzimet e dhëna nga punëdhënësi, me qëllim që punëmarrësi ose personat të tjerë, që mund të preken nga veprimet/mosveprimet apo nga neglizhenca e tij gjatë procesit të punës, të mos ekspozohen me rrezikun e një aksidenti ose të një sëmundjeje profesionale.

Çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës.

2. Kontrolli i shëndetit, në varësi të numrit të punëmarrësve dhe të natyrës së punës, është i organizuar në:

a) shërbim mjekësor në punë, i vlefshëm për degët/filialet në varësi;

b) shërbim mjekësor në punë, ndërsubjektor.

Leave a Reply