Studim: Mediat sociale dhe ndikimi i tyre në shoqëri

Studim enkas për portalin InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Mediat sociale i referohen mjeteve të ndërveprimit midis njerëzve në të cilët krijojnë, ndajnë dhe / ose shkëmbejnë informacione dhe ide në rrjetet sociale. Rrjetet sociale të cilat përdoren më shumë janë: Facebook -si një ndër më të vizituarat nga të gjithë grupmoshat , Twitter, Instagram, Snapchat, Linkedin etj.Nga studimi i fundit ‘’ Libri dhe të rinjtë, sa lexojnë të rinjtë në Maqedoni? ‘’që u publikua më 29.05.2017 si përfundim fajin me shumë i’a hodhëm zhvillimit të hovshëm të teknologjisë , kësaj rradhe studimi u përket mediave sociale dhe rrjeteve sociale sa ndikojnë ato në komunikimin dhe përditshmërinë tonë.Ato ndikojnënëshumë aspekte tëjetës,nëmënyrën e jetesës, në të menduarit, nëtë vepruarit andaj ështëshumëtemë e gjerë.

Po të shikojmë nëpër restorane e kafene të gjithë njerëzit përdorin telefonat e tyre celularë dhe mund të themi se nuk ka asnjë njeri pa celular në dorë . Efekti i mediave sociale në aftësinë tonë për të bashkëvepruar dhe për të komunikuar është shumë e dukshme në të gjitha fushat e shoqërisë.Në këtë kohë ka ndryshime në mënyrën se si ne komunikojmë. Në vend se të kemi komunikim ballë– për-ballë , ne më shumë preferojmë komunikimin e ndërmjetësuar. Më shumë shkruajmë në posta elektronike se sa takohemi, më shumë shkruajmë në viber apo facebook se sa bisedojmë. Studimet tregojnë se njerëzit në të vërtetë krijojnë shoqëri në media dhe rrjete sociale , bëhen më të shoqërueshëm dhe interaktiv me të tjerët , por stili i komunikimit ka ndryshuar sepse ne nuk takohemi ballë për ballë aq shpesh sa më parë.

Por në këtë lloj komunikimi nuk ndjehemi të lidhur me njerëzit ashtu siç komunikojmë kur jemi ballë për ballë.Por nëse ne komunikojmë më shumë nëpërmjet rrjeteve sociale , ne domosdoshmërisht do të ndërtojmë marrëdhënie të forta shoqërore.Mund të themi se , çdo teknologji e re komunikimi vjen me ndryshime në stilin dhe llojin e komunikimit.Është e qartë se sa më i madh është ndikimi i teknologjisë, aq më shumë ndryshime shohim në stilin e komunikimit.Mendimet e tyre i kanë thënëprofesorë ,komunikolog të rinj, gazetarë të rinj , moderatorë programesh etj.

NDIKIMI I MEDIAVE SOCIALE NË KOMUNIKIMIN TONË

Doc. Dr, Demush Bajrami, profesor në drejtimin Komunikim ndërkombëtar pranë UEJL-së për ndikimin e mediave sociale në komunikimin tonë thotë:‘’ Mediat sociale të cilat vazhdimisht po e zgjerojnë ofertën e tyre në komunikim, tashmë mund të thuhet se e kanë pushtuar hapësirën tonë individuale, duke depërtuar thellë në jetët tona dhe duke e bërë gjithnjë e më intensiv komunikimin jo vetëm me të afërmit, të njohurit, por edhe me njerëz që nuk njihen fare mes vete. Pra, janë aspektet e ndryshme të komunikimit në mediat sociale ato të cilat kanë ndryshuar ndjeshëm mënyrën e komunikimit dhe procesin e vendimmarrjes, mbase edhe kur kemi për të blerë diçka apo kur kemi për të shpallur diçka (duke u bërë kështu pjesë integrale e planeve të marketingut).’’‘’Mediat sociale kohëve të fundit kanë impakt të jashtëzakonshëm në komunikimin tonë. Them të jashtëzakonshëm për vet faktin se ka arritur në atë masë që të zhvendos kuptimin e nocionit ‘’komunikim ndërpersonal’’ në një nivel tjetër, duke bërë që komunikimi të zhvillohet nëpërmjet ekranit,gjë që sigurisht i atribuohet zhvillimit të madh të medias në erën e globalizimit.Në këtë fazë në të cilën ndodhet komunikimi në ditët e sotme,mund të vërejmë carje të mëdha në spektrin komunikues të individëve duke vënë kështu në pikëpyetje efektshmërinë e këtij lloji të komunikimit.’’thotë Venera Kaba studente e sapo diplomuar në komunikimin ndërkombëtar pranë UEJL-së; Ilmie Zhaku studente e sapo diplomuar në komunikimin ndërkombëtar pranë UEJL-së shprehet:’’Duke marrë parasysh që ne jemi gjeneratë e teknologjive dhe internetit mund të themi se mediat sociale janëpjesë e përditshmërisëtonë. Nëditët e sotme mediat tradicionale janë pothuajse të pa përdorura, në fakt ato janë zëvendësuar me mediat sociale, sot askush nuk lexon gazeta ose tëdëgjoj radio, të gjitha informacionet i marrim nga interneti ose nga të ashtuquajturat mediat sociale.Mediat sociale janë kthyer nëdiçka shumëtërëndësishmepër ne dhe është pothuajse e pamundur mospërdorimi i tyre.’’‘’Vet definimi i mediave sociale si realitet virtual shpjegon impaktin e të njejtave nëpërditshmërinëtonë. Mediat sociale janë shoqëruesit tanëqëna njoftojnënëçdokohë dhe na afrojnë pavarësisht largësive. Gjë kjo qëi’u jep atyre rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm dhe analizave të shumta. Njëklan ku ne tregojmë vlerat tona e cila ndonjëherë jep dhe vështirësitë e veta për t’u përballur me komunikim efektiv jashtë mureve të qelqta. Pavarësisht çdo faktori, mediat sociale kurrsesi nuk humbasin mundësinë e komunikimit të shpejtë dhe pse jo efektiv nëse ne si përdoruestëvetëdijshëm njohim vlerat dhe stimulet e të njejtave.’’ thotë Luleza Ziba e diplomuar në komunikimin ndërkombëtar në UEJL.

See also  Trafikimi i femijeve....

‘’Mediat sociale, në fakt në një formë janë pozitive sepse ndikojnë qëtë jemi në rrjedha me shoqërinë tonë, me atë se çfarë ndodh rreth nesh, mbase ndikon mirëqëtë informohemi nëkohëpërçdo lajm apo ndodhi që nuk do kishim mundësi t’a merrnim aq shpejt lajmin nga ana e mediave qëtë vinin deri në përgatitjen e lajmit dhe në publikimin e tij. Mirëpo nëanëntjetërrëndësi dhe kujdes i veçantë duhet të ju kushtohet mediave sociale qëtë mos vij deri te keqpërdorimi i tyre mos përdorimi i tepërt sepse çdogjë e tepërtështë edhe e dëmshme.Pra, jam përpërdorimin racional të mediave sociale përqëllimetë mira apo edhe përqëllimeedukimi.’’thotë Arijana Ibrahimi moderatore në TV KOHA-Tetovë Liridona Vejseli asistente në fakultetin juridik,dega e gazetarisëpranë UT-sëthotë:‘’Sot mediat sociale kanë ndryshuar, mënyrën e komunikimit si dhe atëtë informimit. Gjithçka sot e kemi në çast pas një ekrani minimal, që ka ngujuar tëgjithëpërbrenda, i ka bërëtë etur për informacion, kryesisht për informacione të lehta, të thjeshta dhe të pa mundimshme për t’i kuptuar. Plasohen online, dëfrimi, zhgënjimi, emocioni, dashuria, marrëzia, injoranca, e shumë informacione të tjera qëështëshumëmëshumë se një kartë identifikimi, ku përmban edhe karakteristika të shumta emocionale, fizike, karakteriale… Pra ka gjithçka të servuar përtëtjerët!’’

Shefkije Alasani gazetare nëredaksinë online në TV ALSAT- M thotë:‘’Dihet historikisht se mediat luajnë rol kyç në formimin e opinonit publik e cila pastaj direkt apo indirekt ndikon edhe në mënyrën tonë të komunikimit. Ky ndikim ka evoluar në etapa të ndryshme, nga shtypshkronja e Gutenbergut e deri në përdorimin masiv të mediave sociale. Në epokën e globalizimit përdorimi por edhe ndikimi i mediave sociale ështe i pashmangshm.Diapazoni tejet i gjërë i këtyre mediave bënë të kenë ndikim gati në çdo aspekt të komunikimit tonë.’’ Ejona Batku e punësuar në redaksinë e portalit InfoShqip shprehet:’’ Mediat sociale kohëve të fundit janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Përveç që aty shohim dhe komunikojmë me miqtë tanë, prej aty marrim edhe informacione të shumta.Mediat sociale sot nuk ndikojnë vetëm në jetën e personave të thjeshtë por janë një faktor mjaft i rëndësishëm edhe gjatë elektorateve politike, bizneseve të mëdha etj.Politikanët i përdorin mediat sociale si një kauzë që i’u ndihmon në lëvizjet e tyre për inspirimin e qytetarëve, bizneset shfrytëzojnë popullaritetin për reklamim të produkteve.’’ Teuta Reçi e diplomuar në komunikimin ndërkombëtar pranë UEJL-së thotë:‘’Mediat sociale janëbërëpjesë e pandashme e jetëssonë. Si qëllim kryesor ata e kanë thjeshtëzimin e procesit të komunikimit. Mirëpo, nëse ne e analizojmë ndikimin e tyre tek ne, mund të shohim saanë pozitive aq edhe negative.Është e vërtetë se me anëtë tyre ne kemi mundësinëtëkomunikojmënë distanca tëlargëta. Nga ana tjetër i harrojmë,ataqë i kemi afër.’’

RRJETET SOCIALE NË PËRDITSHMËRINË TONË
Rrjetet sociale janë bërë lehtësuesit qendrorë për komunikimin e përditshëm me kolegët, familjen dhe të njohurit. Rrjetet sociale na kanë dërguar në epokën e marrëdhënieve virtuale dhe njerëzit thjesht komunikojnë ndryshe.Doc. Dr, Demush Bajrami, profesor në drejtimin Komunikim ndërkombëtar pranë UEJL-së thotë: ‘’Mediat sociale, janë ato që sot kanë ndryshuar parimet e komunikimit në marrëdhëniet tona, duke fituar dimensione të reja, bazuar në parimin “një-me-një” dhe “një-me-shumë”. Sot, me lehtësi të madhe mund ta “gjejmë” njëri-tjetrin për t’i kërkuar ose për t’i dhënë ndonjë këshillë.Thënë thjeshtë, sot mund të jemi më mirë të informuar për çdo gjë dhe ndryshe nga mediat tradicionale.Për më tepër, media sociale është një forum publik që mundëson dënimin e çdo sjelljeje jokorrekte. Fundja, këto media jo vetëm që kanë plotësuar një boshllëk të madh në informim dhe komunikim, por falë tyre edhe janë krijuar bashkësi komunikimi në distancë (komunitetet online), duke i shndërruar ato në platforma për shkëmbimin e përmbajtjeve dhe shërbimeve. Kjo media është e nevojshme për t’i arritur qëllimet dhe reputacionin, qoftë edhe në pikëpamje komerciale. Kjo e bën edhe më të theksuar ndikimin e mediave sociale në zhvillimin e trendeve të ardhshme në fushën e komunikimit në përgjithësi.‘’‘’Rrjetet sociale nëanëntjetër gjithashtu sipas meje kanë dy anëtë medaljes, mund të shfrytëzohen përtë mirë, përderisa ne jemi në komunikim e sipër me rrethin tonë, shoqërinë apo miqtëpërqëllime studimi, edukimi apo edhe qëllimeshoqërore, por gjithmonënëmasetë caktuar. E keqja është mania ndaj këtyre rrjeteve që sipas meje mbase ndonjëherë shkakton edhe problematika në vete, ju bëheni të varrur nga to dhe jetoni vetëm jetën virtuale, duke mos e jetuar atë realen nëtë njëjtënkohë. Në raste kur ju shihni fotografitë e të tjerëve përgjëratqë ju nëjetën tuaj nuk i keni kjo do të shkakton lakmi tek ju, sepse njeriu si qenieështë gjithmonë i prirur mëtepërpërgjëratqë nuk i ka sesa falenderues për ato që i posedon. Ndaj mendoj që duhet edhe këtunjë kujdes i veçantë si ata/o qënjejtë edhe ata/o qëtë hulumtoje/vëzhgoje .’’ shprehet Arijana Ibrahimi ‘’Kur vjen fjala tek ndikimi apo efektet e rrjeteve sociale ,mund të themi me plot bindje se efektet janë më se të dukshme. Ne si shoqëri globale ,tashmë vuajmë nga një kompleks gjithpërfshirës :dëshira për të qenë prezent kudo dhe kurdoherë dhe për të treguar në kohë reale ku jemi dhe cfarë jemi duke bërë.Kjo në një farë mënyre,ka ndrydhur fort aktivitetin tonë të përditshëm duke e kushtëzuar atë në nivel të rrjeteve sociale,të cilat janë bërë pjesë te pandashme të përditshmërisë sonë.’’ thekson Venera Kaba. ‘’Përhapja e teknologjisë ka ndryshuar edhe komunikimin mes nesh.Sot nuk mund të mendohet jeta pa rrjetet sociale.Kurrë më parë njerëzit nuk kanë qenë kaq të lirë të komunikojnë me njëri tjetrin. Rrjetet sociale kanë mundësuar këtë ashtu si kanë mundësuar edhe komunikimin prej njërit cep të botës bë cepin tjetër. Mirëpo kjo ka edhe anë negative, sepse përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale ka bërë që ne të harrojmë komunikimin e vërtetë ose komunikimin ‘’face to face’’.Ne mund të komunikojmë lirshëm me njëri tjetrin nëpërmjet internetit, por nuk mund ta ndiejmë komunikimin dhe kjo është ajo çka i’a humb efikasitetin komunikimit. Në ditët e sotme, gishtat janë ata që flasin.’’ thotë Ilmie Zhaku‘’Sa i perket asaj se sa ndikojnë mediat sociale në përditshmërinë tonë mendoj më së shumti është çështje individuale, pra varësisht kush sa lejon të ndikohet dhe në ç’aspekt ndikohet më shumë. Shpesh disktohet ndikimi apo efektet e rrjetëve sociale janë pozitive apo negative. Pa i mohuar anët negative të fenomenit sundues në shekullin tonë mbi të gjitha rrjetet sociale i vlerësojë si një dritare e cila edhe pse virtuale na jep mundësinë për të parë e prekur realitetin e një bote që realisht është larg nesh. Falë rrjeteve sociale informimi ka marr dimensione krejtësisht tjera, ndonëse në shumë raste jo cilësor, përsëri shpejtësia dhe gama e gjërë e informimit besoj që ndikon shumë pozitivisht për të gjithë.’’ shprehet Shefkije Alasani.‘’Një ditë normale nuk mund të imagjinohet pa përdorim të rrjeteve sociale.Varësia e krijuar për të marrë informacion apo edhe për të treguar për veten se vjen e po rritet.Të mos harrojmë se edhe përdorimi i drejtë i këtyre faqeve mund të krijojë zhvillim mjaft të madh në karrierën e një individi apo ndihmë mjaft të madhe për një student i cili kërkon ndonjë informacion.Anët negative poashtu janë të shumta, liria që media sociale ofron për secilin mund të jetë në dëm të dikujt tjetër.Nëse nuk tregon kujdes me rrjetet sociale bie viktimë e tyre.Shumica e kompanive europiane kanë shpenzuar shuma marramendëse parash për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale në kompanitë e tyre për shkak të produktivitetit të ulët të punëtorëve.Shpërndarja e informacioneve pesonale mund të kthehet në disfavorin tuaj apo edhe postimi i diçkaje të mëparshme mund të lërë pasoja në të ardhmen. Rrjetet sociale kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre por nëse përdoren me ‘mençuri’ mund të zhvillojnë karrierën jetën profesionale nëpërmjet tyre por duhet pasur kujdes që të jemi sa më pak viktima të këtij rreziku.’’ shprehet Ejona Batku ‘’Nëse shohim sot secili e ka nga një telefon të mençur dhe janëtë zhytur tek përmbajtjet e llogarive të tyre. Komunikimi ballëpërballëështënë zhdukje e sipër.Kynë fakt paraqet shqetësimin kryesor. Prap se prap, unë mendoj se nëse ne vet dimëtëbëjmë balancim të duhur dhe i shfrytëzojmë mediat sociale siç duhet, nuk dotë krijohen keqkuptime dhe shqetësime të tilla.’’ thotë Teuta Reçi.
Egzona Ramadani studente e sapo diplomuar nëUT ,fakultetin juridik dega e gazetarisë thotë:’’Duke pasur parasysh që jetojmë në kohën e revolucionit teknologjik, padyshim që zgjerimi i internetit dhe shumëfishimi i rrjeteve sociale ndikojnë në komunikimin tonë. Ndikimet janë kryesisht në aspektin social dhe psikologjik.Mediat sociale si kurrë më parë bëjnë që individi të ekspozohet ndaj të tjerëve dhe gjithnjë e më shumë të bëjnë publike jetët e tyre personale, megjithatë ai zgjedh që nëpër rrjete sociale kryesisht të shfaq anën e tij pozitive, shëtitjet, ushqimet, veshjet etj.Gjatë analizave të bëra në terren duket që tashmë çdo i dyti person është i kyçur të paktën në një rrjet social dhe tregojnë që ndikim të madh në komunikim sot kanë edhe figurat apo të ashtuquajturat “smajlle” që përdoren për të treguar emocionet, ku ndodh që gjatë një bisede nëse ti nuk përdor një “smajll” të caktuar, komunikimini nuk merret si i kompletuar. Poashtu është edhe përdorimi i shkurtesave si flm, klm, hello, bye.Statistikat tregojnë që kalohet një kohë shumë e madhe në rrjete sociale, por nga ana tjetër ne nuk e vërejmë që këto rrjete po vjedhin kohën tonë.’’Komunikologia Arijeta Rexhepi thotë:’’Për rrjetet sociale është folur dhe po flitet vazhdimisht, madje janë bërë analiza nga këndvështrime të ndryshme. Por kurrë nuk është mjaft, nga që, ato po ecin me një rritëm aq të shpejtë sa që më nuk i kontrollojmë ne dot ato, po ato n’a kontrollojnëneve ! Në të vërtetë në fillim komunikimit i ka dhenë një shtytje drejt lehtësimit dhe zhvillimit, duke e bërë atë më të lehtë në përdorim, të shpejtë dhe më pak të kushtueshëm. Rrjetet sociale janë burim i informacioneve, lajmeve, perditshmërisë, marketingut, organizimeve te ndryshme, zhvillimit ekonomik, kulturor e arsimor. Madje shërbejnë edhe si kanal përmes të cilave edhe synohet të ndërrohen sjelljet për të mirë dhe të përmirësohet gjendja aktuale në vend. I shohim dhe i ndjejmë si gjera te pa cenzuruara, të lira ku mund të shprehim atë që mendojmë dhe atë që ndjejmë. U hapëm krahët, i përqafuam pa rrezervë, po fatkeqësisht ato u bën dirigjent i komunikimit tonë, i jetës tonë. Atë që shohim në rrjetet sociale na e formëson qëndrimin, opinionin dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara. Na imponon stilin e tjetrit në të ushqyer, veshur e jetuar.Fatkeqësisht duke u munduar të publikojmë vetëm të mirën, edhe genjëjmë, po më e keqja qëndron aty kur ne fillojmë ti besojmë gënjeshtrës sonë, izolohemi dhe nxisim depresionin. A ka ndikim me të madh se ky i rrjeteve sociale ? Ndikimi në gjendjen tonë psiqike e psikologjike !Varësis që ne po krijojmë nga rrjetet sociale është më e keqe se droga, po besoj e shërueshme.Kur njeriu mund ti rrezistoj ushqimit dhe të bëj diet, o të agjëroj si mund mos ju rrezistoj rrjeteve sociale. Përdorimi me masë i tyre është briliant dhe i pakrahasueshëm, është revulucioni më i madh jo vetëm teknologjik po i gjithë njerzimit !’’

See also  Fara e zezë, perdorimi dhe sëmundjet që shëron

E ARDHMJA E MEDIAVE SOCIALE
Të gjithë thonë se duhet të jemi të vetëdijshëm se njerëzit po ndryshojnë mënyrën ekomunikimit. Ne mund të mbështetemi në komunikimin që bëjmë në mediat sociale më shumë sesa në komunikimin që mund të kemi kur takohemi ballë për ballë.Mund të themi se mediat sociale do të vazhdojnë të integrohen gjithnjë e më shumë në përvojën normale njerëzore, si shumica e teknologjive të komunikimit që i parapriu asaj. Mediat sociale do të vazhdojnë të rrisin vëllimin e procesit të komunikimit njerëzor dhe ne do të vazhdojmë të mësojmë se si t’i përdorim ato,ka raste kur përdoren për të mirë por edhe për të keq. Duhet të theksojmë se mediat sociale na janë kthyer në një rutinë sepse ne çdo ditë jemi aktiv në rrjete sociale. Ne nuk do t’i shohim mediat sociale se si ata janë duke i ndryshuar gjërat ,se si ata na ndryshojnë dhe jetën por do të jemi në rregull do të përshtatemi me teknologjinë e re.Web faqet duhet të kontrollohen jo të shkruajnë gjëra të pa baza të cilat nuk kanë fakte dhe argumentepor varetedhe se kush i kontrollon ato.

Leave a Reply